Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës shefin e OSBE-së, ambasadorin Schlumberger

E publikuar: 19/09/2016 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean Claud Schlumberger.

“Kemi bashkëpunuar në kohë sfidash, por i kemi përballuar me sukses. OSBE ka luajtur rol thelbësor në organizimin e zgjedhjeve lokale e të përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës. Keni kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e demokracisë në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Duke folur për procesin e integrimeve euroatlantike të shteteve të Ballkanit, presidenti Thaçi ka thënë se nuk mund të mbesim peng të së kaluarës.

“E ardhmja është në paqe dhe dialog”, shtoi ai.

Në anën tjetër, shefi i deritashëm i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean Claud Schlumberger është shprehur i kënaqur me rolin që ka pasur në implementimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

“Mbesim të angazhuar në forcimin e institucioneve të Kosovës dhe për pajtim”, ka shtuar ai                                                                            Presidenti Thaçi vlerësoi lart angazhimin e tij për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe falënderoi ambasadorin Schlumberger për bashkëpunimin e deritashëm.