Në lumin Kamenica që kalon nëpër Kamenicën maqedonase janë duke u ndërtuar tre ura të cilat do ta zgjidhin problemin e banorëve të disa fshatrave dhe lagjeve që kalojnë disa kilometra për të kaluar lumin dhe për të arritur vendbanimet tjera në këtë komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i kësaj komune, Darko Mitevski thekson se ndërtimi i urave bëhet me kërkesë të banorëve, për një komunikim dhe qasje më të mirë në pjesën tjetër të komunës.
Ndërtimi i tre urave kushton 3.5 milion denarë, kurse mjetet janë siguruar nga buxheti i komunës së Kamenicës maqedonase.