Lajmet

Nishani i ftuar në OKB nga Ban Ki-moon

19.09.2016 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nishani i ftuar në OKB nga Ban Ki-moon

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Peter Thompson, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju-Jork.

Në këtë veprimtari të rëndësishme botërore të diskutimit të çështjeve dhe problemeve më të mprehta të kohës, si ato të lidhura me paqen dhe sigurinë globale, krizën e refugjatëve dhe migracionin, përmirësimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, janë ftuar kryetarë shtetesh e qeverish, autoritete të tjera të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizmave ndërkombëtare, etj.

Gjatë debatit të përgjithshëm të Sesionit të 71-të, Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalë duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e më pas do të marrë pjesë në Ceremoninë e Nivelit të Lartë për Hyrjen në Fuqi të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, si dhe do të diskutojë edhe në segmentin e Nivelit të Lartë të AP-së në kuadër të 30-vjetorit të Deklaratës për të Drejtën për Zhvillim.

Presidenti Nishani do të bashkë drejtojë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Frans Timmermans, Tryezën e Rrumbullakët të Diskutimit të Takimit të Nivelit të Lartë mbi ndarjen të bashkuar të përgjegjësisë globale për refugjatët dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Vizita zyrtare e kreut të shtetit shqiptar pranë organizatës më të madhe në botë për sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme dypalëshe me homologë nga Evropa si dhe nga bota.

Gjithashtu Presidenti i Republikës është i ftuar dhe do të marrë pjesë në punimet e sesionit plenar të Takimit Vjetor 2016 të Nismës Globale Klinton ku do të diskutohet për “Partneritetin e Begatisë Globale”.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Nishani do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit dhe anëtarë të shumtë të Bashkësisë shqiptaro-amerikane si dhe do marrë pjesë në disa veprimtari të tjera me karakter ekonomik, kulturor e shoqëror ku do të vlerësojë personalitete të shquara shqiptare e amerikane me kontribut thelbësor në promovimin e vlerave atdhetare, kulturore e paqedashëse të shqiptarëve.

Presidenti Nishani do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington D. C., ku do të ketë edhe takime të rëndësishme me personalitete dhe figura politike të zgjedhura në nivel vendor dhe kombëtar, si dhe do të vizitojë Memorialin kushtuar viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Pentagon.

Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës në Shtetet e Bashkuara do të përmbyllet në qytetin e Çikagos ku do të marrë pjesë në veprimtaritë ekonomike, kulturore dhe shoqërore në kuadër të thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve të gjithanshme historike dhe strategjike shqiptaro-amerikane, shkruan albeu

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje