Lajmet

Zyrtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria bën thirrje për rrënimin e Kishës në oborrin e UP’së

18.09.2016 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zyrtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria bën thirrje për rrënimin e Kishës në oborrin e UP’së

Një aktivistë nga Shqipëria, i cili mban pozitën e Sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë në Vetëvendosje, ka bërë thirrje për rrënimin e Kishës Ortodokse Serbe, e cila ndodhet në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Ky zyrtar i Vetëvendosjes nga Shqipëria ka dhënë disa argumente se pse duhet hequr kjo kishë. Ka thënë se hequr këtë kishë për të ndalur planet e sotme të Serbisë në Kosovë.

“Pseudokisha fashiste në mes të Prishtinës duhet hequr pikërisht për të ndalur planet e sotme të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Abazi, në një tekst, nëgazetën Zëri.

“Pseudokisha duhet hequr jo sepse ne kemi urrejtje fetare, por sepse ne urrejmë fashizmin që ajo simbolizon dhe të cilit i hap derën. Ata që janë të shqetësuar se mos duke hequr këtë simbol fazhizmi ne prekim edhe memorien kolektive të popullit tonë, duhet të vetëdijësohen sa më parë mbi faktin se arsyeja që e mban në këmbë objektin e kësaj pseudokishe në mes të kampusit të UP-së nuk është ruajtja e memories kolektive ndaj fashizmit të Serbisë, por tentativa për ta riaktualizaur këtë fashizëm përmes qeverisë së kriminalizuar të Kosovës”, ka shtuar ai.

Ky zyrtar i Vetëvendosjes s’e ka thënë asnjë fjalë për atë se lejen për ndërtimin e Kishës e kishte dhënë Hamdi Vraniqi, babai i Zëdhënësit të Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

Sidoqoftë, ky zyrtar i Vetëvendosjes fajin për këtë kishë nuk ia ka lënë Komunë së Prishtinës e cila merret me objektet e ndërtuara në Kryeqytet, por Qeverisë së Kosovës.

“Pseuodokisha duhet hequr sepse është e jashtëligjshem, zaptuese, dhe përbën një rrezik imediat. Qeveria e kriminalizuar e Kosovës nuk po ndërmerr asnjë masë për ta ndalur funksionalizimin e pseudokishës nga Lista “Srpska” dhe Kisha Ortodokse e Serbisë, e cila vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon ta konsiderojë Milosheviçin si hero”, ka shtuar ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur