Lajmet

Muxhahedinët, mediat iraniane: Shqipnia në prag lufte

17.09.2016 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Muxhahedinët, mediat iraniane: Shqipnia në prag lufte

“Shumë pak e dinë se ç’don me thanë të kesh futë luftën në oxhak”. Kështu shkruen agjencia e lajmeve iraniane, ‘Pars Today’ lidhun me faktin se Shqipëna ka pranue muxhahedinët.

Agjencia e krahason pranimin e muxhahedinëve nga Shqipnia, të njajtë me “vendosjen e izraelitëve në Palestinë në shekullin e kaluem”.

Në shkrimin e publikuem në “ParsToday” hidhen dyshime për pazaret që mund të jenë ba mes qeverisë shqiptare dhe SHBA’ve, për pranimin e muxhahedinëve në Shqipni.

Simbas kësaj agjencie, Rama mbasi dështoi më armët kimike, nuk la rastin t’i pshtonte çashtja e muxhahedinëve”.

Shkrimi te agjencia e lajmeve iraniane, ‘Pars Today’
Nuk asht problemi i nji grupimi njerëzish, etnie, rrace, feje. Absolutisht jo. Çashtja asht se muxhahidinët janë armiq të shtetit të Iranit. Jo armiq e llafe, por luftarë aktivë, të shpallun armiqë nga Teherani. Me ardhjen e tyne në Tiranë fronti i luftës Iran – Europë asht në mes të atdheut tonë, të dashun.

Ai komunitet së shpejti pritet të hapë mediat e veta e të intensifikojë aktivitetin mbrenda kufijve dhe të mbrojtun nga shteti ynë. A i duhej ky rrezik Shqipnisë? Natyrisht çdo njeri e ka nji çmim.

Pa folë për qeveritë e vendet. Për këtë pazar erdhi pak muej ma parë në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Kerry. Sa asht pazari për të pranue në mes të Shqipnisë armiqtë e shpallun të ish perandorisë Persiane? Sikur të jetë diçka me interes kombëtar, të tipit …bashkim me Kosovën….mbase ia vlen.

Kush ka pa gja këto muej, përveç muxhahidinëve të lumtun që u dyndën tek TEG’u për t’u paisë masivisht me androidët ma të fundit dhe elektroshtëpiake të pagueme nga “bamirësit”?I dështuem dhe poshtnuem në rastin e armëve kimike, Rama nuk la t’i pshtonte nji rast i dytë. Opinioni nuk e kuptoi në kohë dhe shumë pak e dinë se ç’don me thanë të kesh futë luftën në oxhak.

“Ta kem mirë me Amerikën”, andrra dhe makthi i çdo politikani shqiptar i erdhi në shteg Edit tonë dhe ky nuk e la t’i ikte. A asht pjesë e këtij pazari që në kulm të fushatës së korrje –shirjeve të hashashit Ambasadori Lu vlerëson rezultatet impresionuese të qeverisë së Ramës në ….luftën kundër drogës?

Asht pjesë e këtij pazari impotenca politike e Bashës, presioni ndaj Metës dhe prepotenca e Ramës? Po nji mandat i dytë i rilindjes? Nëse ky asht pazari, don me thanë , jo e kemi ble lirë, por e kemi marrë te Gabi luftën.

Amerika asht tue u afrue me Iranin siç ky ka ba tashma edhe me BE’në. Po na, atdheu i muxhaeidinëve? Po muxhahedinët që luftën e nisun dekada ma parë kanë me vazhdue në “tokën e premtueme”, Palestinën e gjetun në zemër të Ballkanit? E fundit: Po mediat?

Në fakt, kjo puna e muxhahidinëve sa u mërmërit dhe u mbyll. Nuk ia kanë idenë as mediat? JO! Nuk asht e vërtetë. Me pak të pyetun, me pak google a wikipedia e mëson se ç’janë muxhahidinët dhe rreziku i tyne. Por , si për çdo gja tjetër në raport me rilindjen, edhe për këtë janë ble. Doket se po aq lirë sa vet Rama në rastin e muxhahidinëve.

*Pars Today asht agjencia e lajmeve iraniane me nji eksperiencë 70 vjecare në trasnmetim. Ndërsa, sot i asht përshtatë teknologjisë së re nëpërmjet komunikimit online dhe mbulon ngjarje nga e tanë bota, madje lajmet ofrohen në 30 gjuhë të botës. Misioni isaj asht të prezentojë Iranin në tanë botën. Për ma tepër, përfshimja e vendit në konflikte të ndryshme e ka kthy këtë media në nji burim të dhanash. Vetë ky medium thotë së përpiqet të transmetojë lajme të shpejta dhe të sakta. Kjo agjensi cilësohet si media e parë, e cila transmeton lajmet, të cilat kanë të bajnë me shtetin iranian dhe i drejtohet kryesisht audiencave të hueja. /Shqiptarja

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit