Në një letër drejtuar të gjithë Kryeprokurorëve dhe prokurorëve në sistemin prokurorial, prokurori special, Ali Rexha, ka folur për një seri maltretimesh që ia kanë bërë atij gjatë ushtrimit të funksionit të prokurorit.
Sipas tij, për shkak të performancës së tij të mirë, në vend se të shpërblehet ai vazhdimisht është injoruar dhe dëmtuar qëllimisht.
Madje, sipas letrës së tij, Sevdije Morina, njëherësh siç thekson ai kunata e Rrahman Morinës, e ka shpallur Ali Rexhën të çmendur.
“Kështu ka ndodhe me mua ne kohen kur Sevdije Morina ( kunata e Rrahman Morinës, e nena e Donjeta Morinës qe e ka quajt Madeline Albright kriminel lufte, personin numer 2 ne rruzull tokësor qe ka ndikuar dhe ndihmuar ne çlirimin e Kosovës nga okupatori shekullor serb)”, ka shkruar ky Prokuror.
Sipas prokurorit Rexha, kjo është bërë pa kurrfarë ekzaminimi mjekësor, gjatë vlerësimit të punës që Sevdije Morina ia ka bërë atij për vitin 2013.
Gjithë këto maltretime, sipas Rexhës, janë mbrojtur nga ish-Kryeprokurori Ismet Kabashi, i cili e ka injoruar atë, duke mbrojtur Sevdije Morinën.
Prokurori Ali Rexha, në letrën e tij, thotë se ka shpresuar shumë tek Kryeprokurori i sapozgjedhur Aleksandër Lumezi. Por, sipas tij, Lumezi ka bërë pazare me Sevdije Morinën, e cila në këmbim të votës për ta bërë Kryeprokuror Lumezin, është shpërblyer tanimë me pozitën e Zëvendës Kryeprokurores së Shtetit.
Sipas prokurorit Rexha, Sevdije Morina, sipas informatave të tij, jo që nuk e ka merituar avancimin, por për shkak të dështimeve të saj në Prokurori Speciale, është diskutuar që të degradohet në Prokurori Themelore të Prishtinës si prokurore.
Mirëpo, meqë e ka votuar Aleksandër Lumezin për Kryeprokuror, Sevije Morina përveç avancimit si prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe emërimit në pozitën e Zëvendës Kryeprokurores së Shtetit, ajo është shpërblyer edhe me emërim në Panelin për Lirim me Kusht për të burgosurit.
Në letrën e tij, prokurori Ali Rexha ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial dhe Kryeprokurori Aleksandër Lumezi që të sqaroj të gjitha shkeljet dhe padrejtësitë, të cilat i ka theksuar në letrën e drejtuar të gjithë Kryeprokurorëve dhe prokurorëve.
“Ketë letër e shkruaj pasi qe nuk kame munde me gjete shprehje te organet përkatëse brenda Prokurorisë. Qe do te ishte mënyra me e mirë, me e lehtë, me e ndershme, me racionale dhe pa pasoja. Por kjo nuk ndodhi, me fajin e Ismet Kabashit”, ka shkruar ai.
Në këtë letër, Rexha e lavdëron vetën dhe thotë se edhe prokurorët tjerë e konsultojnë kur kanë të bëjnë me akuza për krim financiar.
Për më tepër, lexoni letrën e plotë të tij.
NE STILIN : REVOLUCIONI QE HAN FEMIJET E VET
APO NE VEND QE TE ME IPET NDONJE MIRENJOHJE ADEKUATE MU DHA TITULLI I QMENDUR
Gjerat me trishtuese, me te dhimbshme, dhe me mbresëlënëse qe kame lexuar ndonjëherë janë fragmentet si një shoqëri ( zakonisht moniste) ne emër te …izmave apo…istave ka zhduke nga faqja e dheut apo nga skena konkurruese njerëzit qe kane dhen çdo gjë prej veti për atdhe dhe komb. Kjo dukuri e shëmtuar ka ndodhe ne disa vende.
Shoqëritë e mirëfillta demokratike te kohës, njerëzit qe kane dhëne atë qe kane pas, qe kane mund dhe qe kane guxuar për komb dhe për atdhe i kane trajtuar ashtu siç e kane merituar. Se paku nuk i kane diskriminuar. Zaten edhe ata qe kane qene bashkëpunues me regjimin shtypës dhe armiqësor nuk i kane diskriminuar. Por edhe nuk ju kane dhëne kompetenca dhe autorizime te pa merituara si ne Kosove. Për ketë po dëshmohet ne praktik se ata njerëz qe kane dite me “notuar” me pare ( me bashkëpunuar me regjimin armiqësor ) po dine edhe sot. Motoja e tyre është me çdo kusht me pas dhe me e mbajte pozitën e mire ne shoqëri ( qofte edhe duke i diskriminuar njerëzit qe kane dhen çdo gjë prej veti). Ndaj ata e shohin vetveten si shume te vlershëm, te pa zëvendësueshëm dhe se pa ata nuk bene kurrsesi. Një dukuri interesante qe e kame vërejte është se me çdo kusht përpiqen me e mbrojte dhe ruajt llojin e vet. Dhe shume aktual është parimi ti mua unë ty, duke krijuar klane. Njerëzit qe kane dhëne çdo gjë nga vetvetja për ketë vend janë lenë ne margjina janë diskriminuar dhe fyer, me arsyetim se nuk dine, nuk meritojnë apo janë te çmendur. Duke u frikësuar se po ua prish strukturën.
Po mendoi se e njëjta gjë po ndodhe edhe ne vendin tone ne disa institucione. Duke mos pas vlera te mjaftueshme profesionale dhe pa përvojë menaxhuese, duke pas një te kaluar diskutabile kane vrapuar dhe pranuar ketë thirrje edhe pse nuk e kane merituar as ne baza menaxhuese e as profesionale e as ne baze te kaluarës se tyre. Kjo ne disa raste ka ndodhe fal ndërkombëtareve.
Unë do te ndalem vetëm aty ku mendoi se jam dëmtuar dhe diskriminuar përtej mase. Unë do ti apë te dhënat te pa mohueshme dhe atë vetëm ato qe do te mund ti argumentoi me prova materiale ne çdo kohe dhe vend. Me vjen shume keq dhe për ketë ju kërkoi falje te gjithëve kolegeve te dashur qe i respektoi shume dhe me respektojnë pa mase për ketë shqetësim. Jam i vetëdijshëm për pasojat për çdo gjë qe ceku pa mbështetje. Zaten shume gjera nuk po i ceku për shkak etikes sime, modestisë, te hapësirës, përkundër realitetit dhe ndodhive te shumta.
Ketë letër e shkruaj pasi qe nuk kame munde me gjete shprehje te organet përkatëse brenda Prokurorisë. Qe do te ishte mënyra me e mirë, me e lehtë, me e ndershme, me racionale dhe pa pasoja. Por kjo nuk ndodhi, me fajin e Ismet Kabashit.
Ketë letër po e shkruaj edhe pse ka kaluar një kohe e gjate, pasi qe siç thotë populli vendi nuk po me len rehat dhe nuk po mundem me u qetësuar me një barre te madhe ne supet e mija e cila mu ka ngarkuar pa mërit nga Sevdije Morina. Perkundrazi mu ka kthyer bumerang per krej ato qe kame bere e me vone do ti mësoni.
Për çudi, përkundër sjelljeve korrekte dhe shume miqësore me çdo kënd, ( ketë e dini edhe ju) ndihmës se pa kursyer kolegeve, rezultateve shume te mira, jo vetëm tani por prej fillimit te karrierës sime, te kaluarës me shume sukses, me orientim kombëtar e atdhetar, zonja Sevdije Morina me quan i çmendur. Kjo ka ndodhe për shkak te mungesës se aftësisë se mjaftueshme profesionale, përvojës menaxhuese, mungesës se etikes profesionale dhe kulturës se përgjithshme te një intelektuali. Njerëzit qe nuk kane aftësi menaxhuese dhe profesionale te mjaftueshme çdo aktivitet i guximshëm i varësit te tij/saj qe nuk është ne përputhshmëri me karakterin, mentalitetin, nivelin profesional apo menagjues te menagjerit i duket i çmendur apo budallallëk. Kështu ka ndodhe me mua ne kohen kur Sevdije Morina ( kunata e Rrahman Morinës, e nena e Donjeta Morinës qe e ka quajt Madeline Albright kriminel lufte, personin numer 2 ne rruzull tokësor qe ka ndikuar dhe ndihmuar ne çlirimin e Kosovës nga okupatori shekullor serb ).
Sevdije Morina ketë e ka bere, për mua pa kurrfarë arsyeje. Ndoshta pse unë kame pas guximin me e thëne një te vërtete te madhe qe edhe sot e çdo here sipas nevojës e them ( atë qe Parlamenti i R. se Kosovës ka konstatuar dhe vendose. Po supozoi, sepse me te vërtete nuk e di gjer me sot pse Sevdije Morina me ka quajtur i çmendur ). Unë siç kame pas guxim për disa aktivitete me herët kame edhe sot e ter ditën sa te jam ne jetë.
Zaten Unë gjithmonë prej fillimit te karrierës sime e kame pas parim: guximin, qëndrimin vertikal, interesin kombëtar, profesional dhe të shumicës. Aktualisht dëshmon kjo letër. Ka edhe koleg tjerë qe nuk janë te kënaqur por nuk dëshirojnë qe ti acarojnë marrëdhëniet me menaxhment edhe me shume.
Sikur Sevdije Morina te me quante i çmendur vetëm me fjale do ta kisha tejkaluar disi, sepse i çmoj shume njerëzit se me pare me kane munguar, ne kohërat me te vështira. Mirë po e njëjta me ka shpall me letra i çmendur ( pa kurrfarë ekzaminimi siç u habit mjeku specialist përkatës). Ketë e ka bere ne raportin e vlerësimit te punës sime për vitin 2013. Dhe për ketë kurrë nuk është penduar as kërkuar falje. Ndoshta ende e ka ketë mendim. Çka është më e keqja e njëjta ka ndikuar edhe te disa persona tjerë brenda dhe jashtë Prokurorisë. Pse, e ftoj qe te tregoi haptazi. Ndoshta kur ti lexon këto fakte do te ketë tjetër mendim nëse ka pak etike te përgjithshme. Mirepo ndoshta pozita e personit numër dy ne Prokurorin e Kosovës ( pa mëritë) nuk e lejon me menduar ndryshe. Kame vërejt qe pozita e pa merituar disa njerëz po i shkëputke nga realiteti.
Ketë raport e ka nënshkruar edhe ish kryeprokurori i Prokurorisë Speciale i EULEX-it. Për ketë ju kame drejtuar me shkrim EULEX-it te njëjtit shume shpejt e kane shqyrtuar kërkesën time dhe janë përgjigj. Konkretisht kryeprokurori qe e ka nënshkruar atë raport me ka kërkuar falje duke thëne se nuk mu ka përkthyer kështu dhe se përkthimi ka qene vetëm me gojë. Korrekt. Për ketë e falënderoi.
Odiseja ime ka zgjate me tepër se dy vite. Mire po pa sukses. Çdo kërkese e kame bere me kohe dhe me vend. Tamam puna mos me dite me ju shkuar punëve me rend, gati ne fund te karrierës sime.
Për ketë akt te shëmtuar unë fillimisht kame kërkuar skjarim nga vet Sedije Morina. Nga e njëjta nuk kame marre kurrë. Pastaj ju kame drejtuar me shkrim dhe me gojë ish kryeprokurorit Ismet Kabashit i cili nuk e ka shqyrtuar kërkesën time. Sikur Ismet Kabashi te ishte marre me ketë qeshte tani nuk do te kishte ardhe puna gjer këtu. Përkundrazi Ismeti me ka injoruar, ( Sepse Ismet Kabashi gjithmonë ka pas një averzitet ndaj meje, me vone do te njoftoheni pse). Sa ka qene kryeprokuror kemi pas nje debat te nxehte. Pastaj ju kame drejtuar Këshillit Prokurorial te Kosovës. Po ashtu ne kohen kur ka qen u.d. i kryeprokurorit te shtetit Syle Hoxha. I njëjti është përpjekur qe te bej diç.
Po ashtu po sa është emëruar Aleksander Lumezi kryeprokuror duke llogaritur, dhe me shpresë se do te merret me ketë problematik, ia kame prezantuar shqetësimet e mija, ( i cili ka qene i njoftuar edhe me pare pasi qe vetëm si koleg me vetiniciative i ka kërkuar letrat nga unë, pasi qe i ka lexuar, i ka ardh shume keq për mua për ato veprime primitive te Sevdije Morinës ndaj meje. Me siguri Lumezit i kujtohen fjalët qe ka thëne lidhur me ketë rast rreth vlerësimit te Sevdije Morinës për mua. Mirëpo edhe ky na i ndërroj pozicionet mua dhe Sevdije Morinës. Ketë e ka bere pasi qe është emëruar kryeprokuror duke menduar se kontributi i Sevdije Morinës e ka emëruar Aleksandërin. Nuk kame prit kësi qëndrimi. Populli thotë: “ E shiti dukatin për hekur, e bleu hekurin për dukat “.
Parimi unë ty ti mua këtu ka funksionuar sepse Lumezi po sa është emëruar kryeprokuror, Sedijen e mori ne zyrën e kryeprokurorit.( Me sa e di unë, për dështime ne PSRK me pare është biseduar me e dërguar ne PTH te Prishtinës prokurore)? Pastaj e ka caktuar zëvendës te pare ne Prokurorin e Shtetit te R. Kosovës, ( qe nuk e ka merituar). Pastaj e ka caktuar ne panelin për lirim me kusht te burgosurit. Me një fjale te gjitha te mundshmet ia ka ofruar, kur ka edhe prokuror tjerë te zellshëm ne zyrën e tij. Përkundrazi gjate kohës se menaxhimit te Sevdije Morinës ne Prokurorin Speciale jo qe nuk e ka merituar me qene personi numër 2 ne Prokurorin e Shtetit ne Kosove por nuk meriton me qene brenda Prokurorisë se Shtetit për lëshime e gabime qe ka bere. Për këto kisha dëshiruar dhe pres qe Këshilli Prokuroria i Kosovës te me ftoi e do ti tregoj shume gjera një nga një. Suksesi i asaj i vetëm ishte fyerja dhe diskriminimi ndaj meje.
Gjithmonë kame qene i përkushtuar për pune dhe për ketë nuk kane munguar as rezultatet, për fat te mire për ketë jeni te njoftuar mire.
Kur kame filluar ne Prokurorin Speciale ne Prishtinë pasi e ka pare punën time prokurori me i mire i EULEX-it qe ka qene ndonjë here ne Kosove ka thëne : “ Kjo Prokurori duhet me u mburre qe ju ka juve ne zyre”.
Prokurori amerikan për luftimin e krimit financiar kolegeve neper trajnime ju ka thëne Ali Rexha është yll dhe sikur te ishin edhe 4 apo 5 kësi prokuroresh krimi do te luftohet me te madhe. Ketë ma keni thëne ju kole te nderuar.
Ka pas prokuror te EULEX-it qe shpesh here janë konsultuar me mua lidhur me punën e mëtutjeshme ne ras
Ka shume prokuror mbar Kosovës qe me ftojnë për konsultime. Sidomos kur është ne pyetje krimi financiar.
Zyrtaret e Agjencionit për Menaxhimin e Asketeve te Sekuestruara dhe te Konfiskuara deklarohen se ende e mbaj primatin për asete te sekuestruara.
Sa kame punuar ne Prokurorin e Qarkut ne Mitrovice ( 4 vjet e 3 jave) qytetaret e Vushtrris kane then Ali Rexhes duhet ngrit një përmendore ne qendër te Vushtrris qe na shpëtoi nga Gerbesht ( rasti me i rende dhe me i rrezikshëm ne rajonin e Mitrovices lidhur me fajde e detyrim).Nëse me besoni ne ketë rast pjesëtari i Policisë se Kosovës ka hezituar me hy ne qeli dhe me ua komunikuar arrestin kështu qe kane kërkuar nga uni. Unë kame shkuar dhe ua kam komunikuar arrestin secilit një nga një.
Zyrtarët e Kompanive te Sigurimeve kane thëne po ashtu për ne Prishtine pasi qe siç thonë na i ka qel sytë prokurori. ( jeni te njoftuar për rastin me voluminoz ne Kosove qe jam duke u marre qe 7 vite gjer me tani janë ngrite 7 aktakuza dhe ende nuk është kryer tërësisht. I udhëhequr nga parimi për ndihme shokut ketë rast e kame marre nga kolegu vullnetarisht, dhe me duket ky rast ka qene molle sherri.) Shih për ketë kur e kame marre ketë rast vullnetarisht ish Kryeprokurorja e ULEX-it është habit.
Pastaj nga te gjitha viset e Kosovës me vijnë letra anonime dhe kërkojnë qe te takohen vetëm me mua personalisht duke u deklaruar se vetëm te ju kemi besim te plote, se je i guximshëm dhe i drejt. Pastaj kush e mban nder mend pas intervistës ne TV për kryeprokuror te shtetit, njerëzit me eminent qe merren me drejtësi ne Kosovë me kane radhit ne krye te tabelës. Shih për ketë Lumezi ka pohuar personalisht se koncept dokumenti imi ka qene me i miri, etj.
A thua valle një njeri i çmendur a do ti kishte gjithë këto suksese.
Përkundër këtyre gjithmonë kame qene i pa trajtuar drejt. Kjo ka ndodhe pse kame pas guxim me thëne atë qe e mendoi, e jo nëse menaxheri thotë bora është e zeze me ja aprovuar pohimin.
Përkundër këtyre aktiviteteve dhe punës shume te suksesshme përpos pozitës se prokurorit as një pozite tjetër nderi ad hok apo ne kohe me te gjate nuk e kame gëzuar brenda Prokurorisë deri sa edhe prokuroret me performanca me te dobëta janë trajtuar me mire. paradox !!!. Krejt kjo fale Sevdije Morinës dhe Ismet Kabashit. Zaten shifet haptazi lidhur me trajnimet jashtë Kosovës. Une caktohem ne Prevall, ne Suharek ne Hotel Sirius, ne restroan Mansion e koleget e mi neper Europe.
Krejt këto te apin me kuptuar se unë nuk e kame merituar një fyerje te tille nga Sevdije Morina. Aq sa ka merituar ajo me qene menaxhere. Përkundrazi besoi se kame merituar një pozite me dinjitoze.
Nëse është interes i Prokurorisë se Kosovës përkundër këtyre qe Sevdije Morina me u trajtuar kështu, unë po sakrifikoi apo po flijoj çdo gjë për hire te këtij Shteti siç kame sakrifikuar prej fillimit te karrierës sime, nga pozitat me te larta, brenda sistemit te drejtësisë. Askush brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial te Kosovës nuk ka dhëne me shume se unë prej fillimit te karrierës. Perkunder rezultateve shume te mira vetëm për këtë arsye ka qene dashtë me u trajtuar me mirë. Përkundrazi jam trajtuar ne mënyrën me diskriminuese. P. Sh. Sevdije Morina, përkundër fyerjes, ka deshtë te me dërgoi ne komision disiplinor pse unë kame dhëne intervistë 2 minuta për TV për punën time me te suksesshme ne Kosove, si prokuror, ( fati im nuk e ka lejuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale i EULEX-it ) ndërsa koleget e mi nga një ore neper ekrane te TV dhe pa kurrfarë pasojash. Kjo është notore. etj. Ka mjaft.
Se jam një personalitet me guxim, me kurriz dhe tërësisht i orientuar nga çështja kombëtare e profesionale e jo nga serviliteti, karriga, karriera, pozita dhe dëgjueshmëria, për një pozite, do te mësoni me poshtë. Kolege te nderuar, paraqitem primitiv, dhe për ketë me vije shume keq, dhe kërkoi falje, por me duhet me ju treguar për personalitetin tim vetëm ato pika qe mundem me i dokumentuar edhe sot, duke mos e glorifikuar te kaluarën time. Ketë po e bej qe te tregoi se gjithmonë kame qene me kurriz, i guximshem dhe se gjithmonë kame qëndruar vertikalisht dhe çdo furtunë e kame prit me gjoks e nuk ja kame kthyer shpinën. Jo pse kame qëne i çmendur. Mburrem me te kaluarën time. Njëqind here me u përsërit jeta ime te njëjtën rruge e kisha ndjek gjër me sot. Për ketë jam i obliguar ne mënyre qe ta ruaj personalitetin, dinjitetin, integritetin, autoritetin timin dhe te familjes se gjer dhe te ngushtë, dhe jo për mburrje. Për ketë me kane detyruar njerëzit qe nuk meritojnë e as qe kane merituar me menaxhuar dikën kur nuk din me menagjuar me fëmijët te vet.
Me vjen shume keq qe unë tani me duhet me treguar për veten e pare njëjës edhe pse për këto kame pas ndërmend qe te tregoi pasi te përfundoi karrierën time te gjate dhe me plot peripeci te cilat gjer ne fund te viteve te nëntëdhjeta i kame “ merituar “ ato diskriminime ( për 20 vjet rresht) se ja kame bere punën. Mirëpo ne epokën e re te Kosovës me ndodhe kjo është e pa kuptueshme dhe e pa besueshme.
Këto aktivitete nuk i kame ndërmarre ne mënyre qe pas 38 viteve te mburrem me to por qe ma ka diktuar ndërgjegjja, intelekti dhe vetëdija kombëtare dhe profesionale. Këto janë:
1. Në vjeshtën e viti 1978, pasi me vijnë disa letra ( jo nga familjaret, sepse nuk kame pase askënd ) nga R. S. P. Shqipërisë kur isha 25 vjeç, gjyqtar ne Gjykatën Komune ne Skenderaj me hapet dosja e zeze. Për ketë dashamiret me kane treguar. Për ketë kame qene shume i hendikepuar pasi qe kam qene i percjellur rregullisht nga UDB-a. Për ketë ka qene dashtë me pas kujdes gjithmonë ne sjellje te mija. ( Një letër nga Shqipëria e kame ne shtëpi.)
2. Ne verën e viti 1982 kur isha ne pozitën u.d. te kryetarit dhe te gjyqtarit te Gjykatës Komunale ne Skenderaj me vije një kërkesë nga Prokuroria Publike Komunale Mitrovice për caktimin e paraburgimit për Xhafer Emini nga fshati Plluzhinë komuna e Skenderajt, me arsyetim se ju ka gjet një flamur kombëtar pa yllin komunist mbi kokat e shqiponjave. Pasi qe e kame refuzuar kërkesën e Prokurorit Publik Komunal për caktimin e paraburgimit për 10 dite me kane shkarkuar nga pozita e u.d. kryetarit te Gjykatës Komunale ne Skenderaj dhe njehërit nga pozita e gjyqtarit. Kryeprokuror ne Prokurorin Komunale ne Mitrovicë dhe ushtrues i kërkesës ka qene Ismet Kabashi. Për ketë kame pas guximin me i pyet strukturat e atëhershme komunale ne Skenderaj pse po me shkarkoni Azem Hajdini (ish prof. i Fak. Juridik ka qene kryetar i komunës ) me tha se na ka ardhë nga Mitrovica. Ndërsa ne komitet komunal ka qene një person tani nuk jeton te njëjtat fjale mi ka thëne edhe ai.
3. Fal angazhimit dhe punës time profesionale, ne Qershor te vitit 1986 jam emëruar zëvendës prokuror i Prokurorisë Publike Komunale Mitrovice. Ne mënyrë qe ne fillim te vitit 1988 jam emëruar u.d. i kryeprokurorit te Prokurorisë Publike Komunale ne Mitrovice.
Nga pozita e u.d. kryeprokurorit Komunal ne Mitrovicë ne Korrik te vitit 1990 me shkrim përmes gazetës se kohës nder te tjera i kame ftuar te gjithë koleget gjyqtar dhe prokuror te mbar Kosovës qe mos te bijën ne ndikimin e politikes ditore serbe por te punojnë vetëm ne baze te Kushtetutës dhe Ligjeve te Kosovës. Ne ketë artikull kane qene edhe disa pika si : kame kundërshtuar bartjen e lendeve ne kompetencë territoriale jashtë Kosovës, ne Serbi qe u kërkonte, dhe disa çështje tjera. Kur e kanë lexuar shume koleg gjyqtar dhe prokuror me kane telefonuar dhe me kanë përgëzuar dhe uruar për guximin. Shume i nderuari atehëte kryeprokuror i Prokurorisë Publike Komunale ne Gjilan zotëri Hasan Sadiku e tani gjyqtar ne Gjykatën Themelore ne Gjilan dega ne Novo Berd me ka telefonuar, me ka përgëzuar, uruar për guximin dhe për ketë me ka ftuar për vizite ne Gjilan. Qe te behet me e fuqishme kjo letër i kame ofruar një kolegu ( tani nuk është ne jete ) qe ta nënshkruaj ne shaka me tha “ Ty te ka hije se je prej Prekazi e unë nuk kame guxim”. Pastaj i kame ofruar Avdi Dinaj atëherë gjyqtar edhe tani gjyqtar ne Supreme i njëjti me tha ;” Nëse e nënshkruaj fëmijët me vdesin uni “. Unë i thash : “ E te mit i ka ba pela a “. Gazetën e posedoi.
4. Me 03 Shtator 1990 nga pozita u.d. te Prokurorisë Publike Komunale ne Mitrovicë me ter stafin shqiptar kame hyre ne greve duke e përkrahur grevën e thirrur nga Sindikata e Pavarur e Punëtoreve te Kosovës. Ter ditën stafi serb me ka telefonuar qe te shkoj ne pune. Unë ju kame përgjigj nesër vij ne pune.
Te nesërmen me 04 Shtator 1990 kryeprokurori i Prokurorisë Publike te Qarkut ne Mitrovicë ( me kombësi serb ), ka kërkuar me shkrim pse nuk kame qene ne punë me datën 03 Shtator 1990.
Me shkrim ju kame përgjigj se nuk kame qene ne pune më datën 03 Shtator 1990 sepse e kam përkrah grevën e Sindikatës se Pavarur te Punëtoreve te Kosovës. Ketë shkresë e posedoi ne origjinal.
Kur ia kame dërguar ketë shkresë ne zyrën e kryeprokurorit te lartpërmendur aty kishte qene edhe krye shefi i sigurimit shtetëror ( UDB ) për regjionin e Mitrovicës ( serb). Për dy ore me kane ofruar çdo gjë te mundshme vetëm te punoj si kryeprokuror dhe ti miratoj masat e Serbisë. Vlen te ceket se me kane ofruar çdo gjë qe kanë menduar se munden te me joshin. Pastaj edhe me kane kërcënuar. Fjala e pare dhe e mbarmë e imja ka qene :” Unë jam shqiptar. Unë i takoj kombit tim dhe ndaj fatin e kombit tim.” Kryeshefi i UDB ne fund me tha:” Blago tvom narodu shto te ima ( lumi populli yti qe te ka.) Këtu ka qene biseda e fundit me zyrtar serb nga pozita e u.d. kryeprokurorit. Brenda muaji ( me 27 Shtator 1990 ) ka pasuar shkarkimi nga u.d. kryeprokurorit dhe i prokurorit, me kërcenim me ndjekje penale.
5. Me 31 Janar 1991 ne mbledhjen e pare dhe konstituive te Shoqatës se Pavarur të Juristeve te Kosovës jam zgjedh anëtar i kryesisë se bashku me Prof. Dr. Esat Stavileci, Prof. Dr. Bardhyl Qaushi, z. Shaban Kajtazi, z. Adil Fetahu,
Nga kjo kryesi është vendos qe çdo te enjte ne orën 13:00 te takohemi ne Barakat e KNI “ Ramiz Sadiku “ ne lagjen Lakërishtë në Prishtine. Unë kame marre pjese rregullisht dhe i kame informuar koleget rreth qeshjeve jetësore për regjionin e Mitrovicës. Gjithmonë udhëtimi është bere me shpenzime personale.
6. Po nga kjo kryesi është vendos qe një delegacion nga Shoqata te shkojmë ne Ministrin Federative te Drejtësisë ne Beograd me i njoftuar për gjendjen momentale te organeve te drejtësisë ne Kosove se si janë shkatërruar. Kjo ka ndodhe me 18 Mars 1991. Ne ketë delegacion kame marre pjese edhe unë me q’ rast kame përfaqësuar dhe raportuar për shkatërrimin e Prokurorisë se Kosovës. Për ketë udhëtim ne Beograd shpenzimet i ka mbart secili për veti.
7. Gjate viteve te 90-ta ( me sa me kujtohet ne fillim te viteve 90-ta ) kryetari i degës se LDK ne Skenderaj Idriz Rrecaj, me ka ftuar ne zyre dhe ma ka dhëne një obligim te madh duke me autorizuar dhe “ obliguar “ qe çka do te ndodhe me familjen Jasharaj ne Prekaz me shkuar dhe me bere vendshiqimin dhe me e informuar. Ashtu kame vepruar çdo here gjer ne fund. Ndaj edhe ne varrim te familjes Jasharaj kame marre pjesë.
8. Kur është sulmuar familja Jasharaj me 29 Dhjetor 1991 pas dy dite ( me 31 Dhjetor ) bacën Shaban dhe Xhafer Jasharin i kame takuar ne stacion te autobusëve ne Mitrovicë duke pritur për me u kthyer ne shtëpi ne Prekaz. Me besoni se nga torturat qe u kishin bere atyre te njëjtit nuk i kame njohtë edhe pse me pare i kame njohtë qe te dyte shume mirë. Ne momentin kur Xhaferi me ka thirre ne emër atëherë e kame dite kush është. Unë i kame marre i kame vendos ne automjetin tim dhe kame filluar për me i dërguar ne shtëpi. Para se me mbërri ne Skenderaj baca Shaban me ka thëne : “ Kusheri ne po zbresim këtu se me te nxënë policia me ne ta banje edhe ty si neve “. Unë iu kame përgjigj vetëm rrini ne kerr. Kështu qe pa problem i kame dërguar gjer te dera e shtëpisë ne Prekaz. Ketë e ceka sepse sipas Xhaferit askush nuk kishte guxuar me i marre e me i dërguar ne shtëpi. Për ketë me gjerësisht mund te tregoi Xhafer Jashari.
9. Ne verën e viti 1991 për aktivitetin tim për çështje kombëtare 3 dite kame qene ne mbajtje dhe interviste nga UDB-a Federative. ( Për ketë kame gazetën e kohës).
10. Gjate ter kohës se luftës ne Kosovë unë kame qene brenda ne Kosovë dhe kame ndihmuar luftën aq sa kame munde. Nuk kame kërkuar beneficione.
11. Pas luftës përmes gazetës i kame ftuar qytetaret e Kosovës mos te blejnë patundshmëri nga kriminelet e luftës serb për shumë arsyera. E posedoi gazetën.
12. Kame shkuar ne Ljublan vetëm për vizite delegateve te 2 Korrikut 1990,etj.
Kame edhe shume aktivitete tjera por tani nuk po i përmendi, për shkak te modestisë.
Këto janë aktivitete te mija modeste qe konsideroi se jam përpjekur qe ti ndihmoi sado pak vendit dhe drejtësisë ne Kosovë, për çka kame ndije obligim moral.
Te gjitha këto nuk me epin kredibilitet qe ta sulmoi dikënd apo te përfitoi diç nga ky aktivitet, apo te mburrem. Përkundrazi me vije shumë keq qe po i përmendi, por nuk e kame bere prej dëshirës.
Sikur mos te kisha pas rezultate shume te mira ne ketë Prokurori dhe me pare nuk do kisha përmende te kaluarën time, sepse e di se është primitivizëm me fole për vedi, me u thirr ne te kaluaren por desha me treguar se përkundër rezultateve shume te mira dhe te kaluarës me plot aktivitete kombëtare dhe profesionale, dhe me plot peripeci dhe sakrifica prape se prape i diskriminuar e kjo ka ndodhe nga Sevdije Morina dhe te tjerët e sidomos nga Ismet Kabashi qe me ka borxh shume.
Çdo pasoj te mundshme dhe atë me te renden, e pres nga kjo garniture. Obligimi imi i pare është qe ta mbroj personalitetin, dinjitetin integritetin dhe autoritetin tim me çfarëdo çmimi.
Kurrë nuk kame vuajtur për pozitë sepse ne baze te punës gjithmonë pozita mu është ofruar duke mos konkurruar. Ato pozita nuk kane qene te pakta. Nuk po i numëroi. Te gjitha i kame kryer me sukses.
Nuk është ne natyrën time me u dorëzuar, me u tërheqë, për ndryshe ne këto kushte nuk kisha qëndruar ne Prokurori.
Mahatma Gandhi ( Gandi) ka thëne shumë mendime te mençura e tani po e citoi vetëm një dhe atë : ” Nëse dëshiron me u bere ndryshimi ndryshim beru vet.”
Kolegë te nderuar me falni shumë për ketë letër paksa te gjate edhe pse mua po me duket se asgjë nuk kame arrit me treguar.
Prishtinë, 12. Korrik 2016,