Pas një bisede në mes përfaqësuesve të studentëve dhe policisë, këta të fundit kanë lejuar studentët që të vendosin pankartë në derën e kishës serbe në oborrin e UP-së.
Në pllakatën e vendosur është shkruar se “ky objekt që ka uzurpuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit, pushtuesit shovinist të Millosheviqit”.
Tentimi i më hershëm për ta vendosur këtë pllakat qoi deri te një përleshje në mes Policisë dhe Studentëve, që rezultoi me disa student të arrestuar dhe të liruar pastaj, si dhe me një policë të lënduar.