Lajmet

Salihaj: Thaçi fajtori kryesor për demarkacionin

17.09.2016 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Salihaj: Thaçi fajtori kryesor për demarkacionin

 

Politikanët dhe analistët vërejnë një tërheqje graduale të ekzekutivit nga Marrëveshja e Demarkacionit, që u nënshkrua para një viti

Takimi i ditës së enjte i kryeministrit Mustafa me qytetarët e rajonit të Dukagjinit, Pejës me rrethinë, që janë të atakuar drejtpërdrejtë me përcaktimin e vijës së re kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, sipas versionit të tanishëm të Demarkacionit, por edhe një takim i mbajtur mes pozitës dhe opozitës me ndërmjetësim të shoqërisë civile, po shihet nga analistët dhe nga vetë subjektet politike në të dyja blloqet, si një tërheqje e butë e ekzekutivit nga marrëveshja aktuale.

Kjo zmbrapsje shkallë-shkallë e Qeverisë nga një marrëveshje e tillë po shihet si pasojë reale e pamundësisë së bindjes së deputetëve edhe në radhët e pozitës për ta mbështetur një dokument të tillë, në dëm të shtetësisë së Kosovës.

Edhe vetë Qeveria po e sheh se askush nuk do ta humbë territorin, për shkak të një papërgjegjësie të tillë, që megjithatë, për nga pesha e përgjegjësisë së negocimit për tre vjet rresht në një mandat qeverisës të PDK-së, dështimi i Demarkacionit mund të jetë edhe një goditje e rëndë dhe e drejtpërdrejtë për presidentin Thaçi, si nënshkrues i marrëveshjes në pozitën e ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, pajtohet që këto dy tema të nxehta kanë lënë jashtë rendit të ditës shumë çështje me interes për jetën e qytetarëve, por është optimist që me një pajtim për interesin nacional do të dilet nga kriza dhe të rikuperohen pasojat.

“Çështja e Demarkacionit ka lënë në plan të dytë e të tretë të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme. Demarkacioni ka krijuar edhe tensione të mëdha, duke rrezikuar edhe stabilitetin e shtetit. Çështja e Demarkacionit dhe rrezikut të madh për destabilizimin e shtetit është pasojë e një pune totalisht të papërgjegjshme të Hashim Thaçit si kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, i cili, me veprimet e tija, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme për Kosovën, i ka krijuar asaj dëme të pariparueshme. Këto pasoja po i bart tash Kosova dhe do t’i bartë për një kohë shumë të gjatë. Mençuria jonë është si të dalim nga kjo situatë shumë e rëndë, me pasoja edhe për marrëdhëniet tona me faktorët ndërkombëtarë. Konsensusi, nëse do të jetë i mundur,do të ishte zgjidhja ideale e këtij problemi”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”.

Optimist për zgjidhje konsensuale, një tërheqje graduale taktike të Qeverisë nga një marrëveshje, që do të ishte me pasoja të rënda për vendin, është edhe Ismail Kurteshi, deputet nga lëvizja Vetëvendosje.

“Fakti se Qeveria ka lëvizur nga pozicioni i saj i dëmshëm në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi është një fitore e madhe për Kosovën. Jo vetëm për 8.200 hektarët, që mund t’i humbte Kosova me këtë Demarkacion, pa reagimin e opozitës dhe përkrahjes së madhe të qytetarëve. Kjo është gjithashtu fitore edhe për Demarkacionin, që shpejt do të ndodhë me Serbinë”, është shprehur ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje