Kryesore

S’ka konsensus për demarkacionin

17.09.2016 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
S’ka konsensus për demarkacionin

Përfaqësuesit e të gjitha subjekteve shqiptare në Kuvendin e Kosovës janë skeptikë për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për çështjen e demarkacionit, pavarësisht takimeve që po organizohen mes palëve me qëllim të përafrimit të qëndrimeve.

Iniciativa për takime të përbashkëta të përfaqësuesve të subjekteve politike në vend do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim që të gjendet një zgjidhje për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve politike në vend shprehen skeptikë për mundësinë që kjo të arrihet, pasi qëndrimet aktuale të pushtetit dhe të opozitës janë diametralisht të kundërta dhe thonë se ato vështirë se do të ndryshojnë. Opozitarët e bëjnë të qartë se marrëveshje me pushtetin mund të ketë vetëm nëse tërhiqet marrëveshja aktuale nga ana e Qeverisë, shkruan ‘Zeri’.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kjo çështje kërkon konsensus politik.“Tani ne kemi hyrë në një fazë të re… Çështja e demarkacionit nuk është dhe nuk duhet të lidhet as me zgjedhjet e reja, as me interesat e ngushta të lidershipit e as me interesat partiake në Kosovë. Ajo është çështje e cila duhet të bëhet, por duhet të bëhet mirë, të analizohet dhe të studiohet mirë dhe duhet të sillet në Kuvend për t’u votuar”, ka deklaruar Haliti për radio “Evropën e Lirë”.

Rugova: Ideja për dialog, të përshëndetet

Ndërsa nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se ideja për dialog ndërmjet subjekteve politike duhet të përshëndetet. Megjithatë, ai ka thënë se nuk është shumë optimist se do të arrihet pajtimi ndërmjet palëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”