Lajmet

Nëna e të vrarit: Nëse vrasësi s’dënohet do vras unë

16.09.2016 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nëna e të vrarit: Nëse vrasësi s’dënohet do vras unë

Në një status në faqen e saj në “Facebook”, nëna djaloshit 18 vjeç që u vra në Pogradec, nuk përjashton mundësinë e vetëgjyqësisë, në rast se vrasësi nuk merr dënimin e merituar

Nëna e Fabio Hilës, 18­vjeçarit i cili u vra dy ditë më parë në Pogradec, ka deklaruar publikisht se nëse vrasësi i birit të saj nuk dënohet nga gjykata, ajo vet do ta vras. Në një status në faqen e saj në “Facebook”, ajo nuk përjashton mundësinë e vetëgjyqësisë, në rast se vrasësi nuk merr dënimin që meriton.

18­vjeçari Fabio Hila u ekzekutua me automatik dy ditë më parë, në një lokal bastesh, pas sherrit për një vajzë me bashkëmoshatarin e tij Fabio Mucollari.

“Unë jam një nenë si nenat tuaja.. që mu fik drita e syve të vetmin djalë që kisha në moshën kur ëndrrat zënë pjesën më të madhe në jetën e një fëmije të një adoleshenti. Por dora mizore e kriminelit ja mori shpirtin engjëllit tim e vrau mizorisht me plumb në zemër dhe për çfarë. Për një fjalë goje mua mu shua jeta e engjëllit tim. Nëse ju si shtet si polici si qeveri nuk i jepni dënimin që meriton këtij barbari kanibali çnjerëzori dhe që kam besim që do ta bëni, unë nena e tij i premtova para arkivolit që do t’ia marr shpirtin ashtu si ai bëri me fëmijën dhe engjëllin tim të vetëm”, thotë nëna e Fabios .

“Jeni baballarë keni fëmije jeni nëna e dini shumë mirë çdo të thotë fëmijë dhe duhet të marrë fund nxjerrja e vrasësve me një raport si i paaftë mendor o me një gjykim si minoren…vrasësi është dhe mbetet i tillë”, thotë ajo, transmeton albeu.

Prandaj kjo nënë edhe një herë thërret gjyqësinë që ta vendosë në vend, drejtësinë ndryshe, do ta merr në dorë vetë ajo atë.

Ndryshe, Gjykata e Korçës ka arrestuar tashmë 17-vjeçarin Fabjan Muçllari i cili akuzohet për vrasjen e 18-vjeçarit Fabio Hila. Gjykata në seancën që mbajti sot vendosi që vrasësi të mbetej në paraburgim.

Muçllari  e ka pranuar krimin e rëndë, ndërkaq është shfaqur mjaft gjakftohtë para trupës gjyqësore dhe nuk ka shfaqur pendesë. Babai i 18-vjeçarit ka qëndruar gjatë gjithë kohës kokulur dhe pa folur.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së martës në një lokal në Pogradec. Aty Fabiani qëlloi për vdekje me kallashnikov 18-vjeçarin. Sherri mes tyre kishte lindur në Facebook, ku kishin shkruar mesazhe fyese e kërcënuese me njëri tjetrin për një vajzë.

Sipas 17-vjecarit, që kreu vrasjen, ka qenë vetë viktima Hila që i ka kërkuar të takoheshin, i ka treguar vendndodhjen dhe i ka dhënë edhe numrin e celularit. Pas këtij momenti, 17 vjeçari ka shkuar në lokal, ka qëlluar fillimisht në ajër me armë zjarri ndërsa bashkëmoshatari u fsheh poshtë banakut për të shpëtuar, por Muçollari e ka qëlluar me plumb në zemër.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje