Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, që të dy gazetar rusë, janë arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00 në Hoçë të Madhe afër Rahovecit, ndërsa kanë qenë të shoqëruar edhe nga ish kryetari i komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajlloviq.
Arsyeja e arrestimit, ka qenë pasi të njëjtit dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës përmes veriut të vendit.