Të shtënash armësh janë raportuar sërish në Prishtinë. Sot rreth mesditës në afërsi të New Born-it në Prishtinës ka pasur të shtëna armësh, ndërkaq Policia raportohet se është në vendngjarje.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se sot rreth orës 12, në rrugën “Luan Haradinaj“, ka pasur të shtëna armësh.
Sipas saj, nuk ka persona të lënduar dhe se Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.