Si arriti Labinot Tahiri t’i grumbullojë mbi 200 mijë euro për vetëm 48 orë? (Video)

E publikuar: 15/09/2016 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, në emisionin “Komiteti Qendror”, prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka folur për rastin e fundit humanitar që ai ka ndërmarrë.

Ai ka treguar se si arriti që brenda 48 orëve të grumbullojë mbi 200 mijë euro.

Nuk ishte e lehtë që kjo iniciativë të merrej në mënyrë individuale sepse ishte një shumë e madhe, ka thënë Tahiri në “Komiteti Qendror”.

Ai ka treguar se me ndihmën e të tjerëve arriti që t’ia mundësojë shërimin fëmijës 3-vjeçar nga Podujeva, Besim Kurtolli, i cili vuan nga sëmundja e veshkave.

Këngëtari nga Ferizaj ka treguar se njerëzit nga diaspora janë kontribuesit kryesorë në rastet humanitare që ai ndërmerr.

Tahiri ka thënë se ka për qëllim krijimin e një fondacioni të tij, i cili mund të bëhet adresë për ndihmë të më shumë rasteve të tilla. /Express/