Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.
Jashari njoftoi ministren Hoxha rreth punëve, aktiviteteve dhe angazhimeve në kuadër të institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe shprehu përkushtimin për bashkërendim të aktiviteteve dhe punëve tjera të përbashkëta, me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.
Në takim, ministrja Hoxha theksoi se krahas mandatit të saj në Ministrinë e Drejtësisë do të vazhdojë bashkëpunimin, komunikimin dhe koordinimin e afërt me Avokatin e Popullit, mediat, shoqërinë civile, si dhe qytetarët, me qëllimin e vetëm promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.