Lajmet

Kosova me adoleshencë të shëndetshme – adoleshentët flasin ndryshe

15.09.2016 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova me adoleshencë të shëndetshme – adoleshentët flasin ndryshe

Adoleshentët në Kosovë, që përbëjnë njëzet për qind të popullatës së përgjithshme, janë më të shëndetshmit në Evropë, thuhet në hulumtimet e bëra nga Organziata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë dhe nga UNFPA.

Në hulumtim thuhet se shprehitë e këqija si, konsumimi i substancave narkotike, alkoolit dhe duhanpirja, janë më pak të theksuara tek adoleshentët kosovarë sesa tek ata në Evropë.

Sami Uka, zyrtar për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Organziatën Botërore të Shëndetëissë në Kosovë, thotë se mund të jetë bindja se adoleshentët në Kosovë kanë shprehi të kqija, por që hulumtimet flasin se Kosova ka një rini, më të shëndetshmën në Evropë.

“Mund të themi se kemi moshën adoleshente më të shëndoshë në Evropë. Mbi 20 për qind të popullatës e përbëjnë adoleshentët. Mund të them se bindja se është rritur konsumimi i drogës alkoolit, duhanit, por që raporti flet se adoleshentët tonë përdorin më se paku droga, sigurisht po flasim për raportime”, ka thënë Uka.

Fitim Uka, psikolog, ka thënë Radios Evropa e Lirë, se kjo mund të jetë edhe si rezultat i normave morale që i disponon akoma shoqëria jonë si dhe një kohezioni familjar dhe një lidhje e ngushtë që ekziston mes prindërve dhe fëmijëve, e që e bën të mundshme që fëmijët të jenë të lirshëm me prindërit e tyre, dhe ta kuptojnë se çfarë është e drejtë e çfarë jo.

Uka gjithashtu thotë se efektet për një adoleshencë të shëndoshë mund të jenëtë lloj llojshme, por institutcioni familjar është si më e rëndëishmja në edukimin e fëmijëve.

“Ne kemi një adoleshencë të shëndetshme, por ne nuk duhet ndalim përpjekjet tona dhe të promovojmë këtë jetë të shëndetshme që kanë adoleshentët tonë, dhe të parandalojmë çdo lloj sjellje negative tek ta. Kjo mund të jetë edhe si rezultat i normave morale që i disponon akoma shoqëria jonë dhe i një kohezioni familjar dhe një lidhje e ngushtë që ekziston mes tyre dhe kjo e bën të mundshme që fëmijët të jenë të lirshëm me prindërit e tyre dh eta kuptojnë se cka ëhstë e drejtë e çka jo”, ka thënë Uka.

Por, për dallim nga zyrtarë institutcionesh që kanë bërë hulumtime, të rinjtë flasin ndryshe. Ata thonë se në Kosovë e sidomos në kryeqytet, përdorimi i substancave narkotike, alkoolit dhe duhanit është shumë prezent.

Shpresa Lipovica, nga Prishtina, 17 vjeçare, thotë se ndonëse vetë nuk konsumon alkoolin, drogën apo edhe duhanin, rinia kosovare i përdorin mjaft shumë.

“Mendoj se adoleshencën e kisha ndarë në 50 me 50. Njëra pjesë mendoj se përdorë drogat, alkoolin, dhe kjo ndodhë sepse duhet me qenë’’ IN’’. Mendoj se marihuana nuk është drogë e rëndë, gjithashtu edhe alkooli, nëse konsumohen me masë të caktuar, ndonëse unë për vete nuk i përdori”.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Arta Mekuli, gjithashtu nga Prishtina, thotë se të rinjtë që jetojnë në qytete, ata edhe janë më afër shprehive të këqija, derisa të rinjtë që jetojnë në pjesë rurale, jetojnë jetë më të shëndetshme.

“Mendoj se është relativisht e shëndoshë rinia. Mendoj se ata që kanë informata largohen nga shprehitë e këqija si droga, alkooli, por mendoj se luan rol edhe vendi se ku jeton. Nepër qytete janë më afër këtyre shprehive, derisa në vende rurale kanë më pak çasje dhe janë më të shëndoshë. Por, mendoj se mungon informacioni për efektet negative”, tha ajo, transmeton rel.

Ndryshe Sami Uka i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e sheh si shqetësuese, e që ka dalur nga hulumtimi, dhunën në shkolla.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje