Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq tha sot se ai nuk ka frikë për të ardhmen e Serbisë në fushën ekonomike, mirëpo të vetën frikë ai e ka jo stabilitetin në Ballkan.
“Nuk janë i frikësuar për të ardhmen ekomomike të Serbisë. Jostbilitieti në rajon është frika ime e vetme”, tha Vuçiq për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai përsëriti se Serbia kundërshton që Kosova të bashkohet në OKB, por tha se Beogradi dhe Prishtina kohën e fundit po tregojnë, “besim të ndërsjellë”.
Vuçiq tha se “nuk e konsiderojë se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, janë problemi më i madh në Ballkan”, por ai shpreh shqetësim në lidhje me tensionet në marrëdhëniet mes serbëve dhe boshnjakëve gjithashtu, edhe mes dy popujve duke përfshirë serbet edhe kroatët.
“Në Serbi ka 250.000 boshnjakë, në Bosnjë një milion serbë. Ëndrra ime është bashkimi doganor për të gjitha vendet e Ballkanit”, tha Vuçiq, duke shtuat se bashkimi “nuk do të kishte emrin Jugosllavi”.
Po ashtu, Vuçiq përsëriti angazhimin e tij në procesin e pranimit të Serbisë në BE, duke thënë se qeveria e tij beson se kjo është “mënyra më e mirë për vendin”
“Nga ana tjetër, fakti që shumica e serbëve mendojnë se bashkimi me BE kërcënon interesat tona kombëtare, po ky është një qëllimi i yni strategjik”, u shpreh ai, por Vuçiq edhe një herë ripërsëritit se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë.