Lajmet

Strategjia për mjekësinë ligjore do të përfshijë edhe çështjet e të pagjeturve

14.09.2016 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Strategjia për mjekësinë ligjore do të përfshijë edhe çështjet e të pagjeturve

Në kuadër të takimeve rreth përgatitjeve për hartimin e Strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore, sot zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, z. Florian Dushi, bashkë me drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, z. Arsim Gërxhaliu, kanë takuar përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur, z. Bajram Qerkini, kryetar i Asociacionit të Shoqatave të të Pagjeturve, dhe znj. Nesrete Kumnova, kryetare e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Gjakovë.

Në këtë takim përfaqësuesit e këtyre shoqatave shprehen shqetësime lidhur me aktivitetet dhe angazhimin e përgjithshëm të institucioneve për zbardhjen e fatit të personave të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë si dhe lidhur me mbështetjen institucionale për familjet e personave të pagjetur.

Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Dushi premtoi angazhim më të madh në këtë drejtim të institucioneve dhe veçanërisht të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe një koordinim më të madh në mes të institucioneve relevante, përgjegjëse në këtë çështje siç janë, Ministria e Drejtësisë, Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur dhe Grupi Punues për bisedime me Serbinë.

Zëvendësministri Dushi gjithashtu i njoftoi të pranishmit për fillimin e punës së grupit punues për hartimin e Strategjisë për fushën e mjekësisë ligjore për shkak se përveç tjerash, me këtë Strategji do të përcaktohen saktë detyrat dhe roli i Institutit të Mjekësisë Ligjore në këtë proces, por edhe sepse pjesë e kësaj strategjie do të jenë shumë çështje që ndërlidhen me personat e pagjetur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje