Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është shumë optimist për performancën e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vend.
Pacolli është i sigurt se AKR’ja nuk do ta përsërisë dështimin e saj dhe të mbesë përsëri jashtë Kuvendit të Kosovës.
Ai ka parashikuar në emisionin “Komiteti” (prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini), se AKR’ja bile do të arrijë përqindje dyshifrore të votave në zgjedhjet e ardhshme.
AKR’ja do t’i fitojë 20 për qind të votave, ka thënë ish-presidenti dhe ish-zëvendëskryeministri i vendit.
Pacolli ka theksuar se AKR’ja ka për synim që ta rrëzojë qeverinë aktuale dhe ta marrë drejtimin e vendit, në mënyrë që, siç ka thënë ai, qytetarëve t’ju ofrojë një jetë më të mirë dhe stabilitet ekonomik.