Kryesore

Këtë javë Kuvendi nis punën, në rend dite nuk përfshihet demarkacioni

13.09.2016 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këtë javë Kuvendi nis punën, në rend dite nuk përfshihet demarkacioni

Kuvendi i Kosovës këtë javë do të nisë sesionin vjeshtor të punës së tij. Sipas burimeve brenda Kryesisë së Kuvendit, të mërkurën pritet të mbahet mbledhja e kryesisë, në të cilën do të caktohet seanca e radhës. Por, sipas këtij burimi, në këtë seancë nuk do të jetë pikë e rendit të ditës projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Të mërkurën pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit për ta ftuar seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor, por në rend dite nuk do të jetë demarkacioni”, ka thënë ky burim, sipas të cilit arsye është se Qeveria ende nuk e ka riproceduar atë në Kuvend, meqë ka filluar disa takime me banorët e komunave të Dukagjinit.

“Kjo pasi Qeveria e ka tërhequr në seancën e fundit nga rendi i ditës dhe tani kryeministri Isa Mustafa po kërkon konsensus para se ta riprocedojë në Kuvend. Në këtë kuadër Mustafa ka filluar takimet tashmë me përfaqësuesit e komunave të rajonit të Dukagjinit që udhëhiqen edhe nga partitë opozitare”, ka shtuar më tutje burimi brenda Kryesisë. Gjatë kësaj kohe, kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, synon takime edhe me krerët e partive opozitare për të diskutuar rreth mundësisë së arritjes së një konsensusi për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. /Zeri

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit