Lajmet

Arrestohet shqiptari që luftoi përkrah grupit terrorist ISIS

11.09.2016 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arrestohet shqiptari që luftoi përkrah grupit terrorist ISIS

Një shqiptar 38 –vjeçar, nga Mali i Zi, është arrestuar nga autoritetet vendase si i dyshuar për pjesëmarrje në luftën në Siri në krah të ISIS-it.
Mediat vendase i referohen një deklarate të shpërndarë nga policia e malazeze, sipas së cilës bëhet fjalë për shtetasin me origjinë shqiptare, Hamid Beharovic, nga Ulqini, i cili u arrestua të enjten në aeroportin e Podgoricës, nën shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur. Sipas autoriteteve malazeze Beharovic është prej më shumë se një viti pjesë e organizatës terroriste.

Shtypi vendas thotë se ky është rasti i parë i një shtetasi malazez, që rreshtohet në krah të ISIS-it. Drejtoria e policisë malazeze sqaron se po punon për mbledhjen e provave, pasi dyshon edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sipas autoritete vendase ekziston dyshimi se bashkë me Beharovicin kanë udhëtuar ose qëndruar në Siri persona të tjerë që kanë lidhje me 38- vjeçarin.

Gjashtë muaj më parë shërbimet sekrete malazeze njoftuan se ishin në dijeni të përfshirjes së një shtetasi malazez nga Ulqini, si pjesëtar i forcave të armatosura të Shtetit Islamik.

Shërbimet sekrete malazeze thonë se rekrutimi i Beharovicit është bërë nga qendrat e rekrutimit në Bosnjë – Hercegovine.

Beharovic është me origjinë shqiptare dhe familja e tij jeton në Ulqin. Mësohet se ai ka kaluar disa kohë në emigracion dhe konkretisht në Gjermani nga ku edhe dyshohet se ka rënë në kontakt me grupet terroriste. /TV KLAN

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit