Lajmet

Koalicioni nuk konsultohet me Listën Serbe

10.09.2016 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Koalicioni nuk konsultohet me Listën Serbe

Partnerët e mëdhenj të koalicionit qeverisës, PDK e LDK, edhe më tutje nuk janë konsultuar me Listën Serbe për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Opozita pret dorëzimin e ekzekutivit dhe kthimin në pikën zero të këtij procesi.
Partnerët e mëdhenj të koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë konsultuar me partnerin tjetër Listën Serbe për çështjen e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi as pas dështimit të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje më 1 shtator, kur u tërhoq nga votimi në mungesë të Listës Serbe.

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se kanë takime me përfaqësuesit e serbëve, porse nuk janë konsultuar për këtë temë. Kështu ata thonë se ende nuk mund të flitet për mbajtjen e seancës për ratifikimin e Demarkacionit. Në anën tjetër, subjektet opozitare thonë se Qeveria do të dorëzohet në këtë temë. Prandaj, sipas tyre, opsioni më i mirë është që kjo marrëveshje të hedhet poshtë dhe se procesi i demarkacionit të nisë nga fillimi, transmeton Zëri.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për “Zërin” se përfaqësuesit e Qeverisë kanë vazhdimisht takime me përfaqësuesit e Listës Serbe, porse nuk kanë zhvilluar ndonjë takim të veçantë për çështjen e Demarkacionit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës