Agjencia Gjermane e Punësimit ka publikue listën e profesioneve ku ka vende të lira në ekonominë ma të fortë n’Europë.
Ky konkurs asht për njerëzit që jetojnë jashtë Bashkimit Europian, që do të thotë se qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipnisë munden me konkurue.
Paga mesatare neto në Gjermani asht 2.000 euro, ndërsa paga e personelit mjekësor dhe kujdestarëve varion nga 2000 deri në 2200 euro në vlerë bruto.
Personat e kualifikuem, inxhinierët kanë ma shumë se dyfishin e pagës.
Për të konkurue për vendet e punës, asht e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qendrimit në Gjermani.
“Egizston nji shans për punëtorët të cilët nuk janë nga BE për me marrë vende pune, mbasi këto profesione kërkohen shumë në Gjermani, mbasi nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të mbrendshëm”, thekson Agjencia Gjermane e Punësimit.
Në portalin e Rrjetit Europian të dhanave të punësimit, raportet tregojnë se dje Gjermania ka hap konkurs për 267,144 vende të lira pune.
Këtu janë disa nga profesionet që kërkon Gjermania:
– Asistent Teknik
– Inxhinier Mekanik
– Elektriçist
– Instalues elektrik
– Elektriçist për ndërtimin
– Hidraulik
– Teknikë i ngrohjes
– Punëtorë pa kualifikime për ujë
– Shofer
– Monitorimi i infrastrukturës hekurudhore
– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat
– Infermiere në pediatri
– Infermiere në kirurgji
– Infermiere në klinikë
– Anesteziolog
– Ndihmës anesteziolog
– Kujdestarë për të moshuem
– Specialistët në klinika Gjeriatrike
– Specialistë në Onkologji
– Specialistë në endoskopi
– Specialistë në nefrologji
– Specialistët në rehabilitim, dhe shumë profesione tjera.