Lajmet

Nuk Duam Koncesione Territoriale nga Kosova

08.09.2016 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nuk Duam Koncesione Territoriale nga Kosova

Milo Gjukanoviq tha se shteti i tij nuk pret që Kosova t’i bëjë lëshime territoriale për shkak të fqinjësisë së mirë.
Malit të Zi nuk i duhet asnjë metër e tokës së Kosovës dhe ne nuk dëshiron që Kosovës t’i vendosen kushte në rrugën e integrimit evropian.

Këto janë deklaratat e Kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ekskluzivisht për emisionin “Jeta në Kosovë“, në të cilin ka adresuar deklaratat e partive opozitare në Kosovë se kjo e fundit po humb territor me marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi.

Gjukanoviq tha se shteti i tij nuk pret që Kosova t’i bëjë lëshime territoriale për shkak të fqinjësisë së mirë.

“Dua t’ju them që, edhe këtë porosi t’ia përcjellim qartë opinionit publik të Kosovës, ne në Mal të Zi, nuk presim që, në shenjë mirënjohjeje për Malin e Zi, sepse ishte e hapur në vitin 1999 për fqinjët e vet nga Kosova, që tash dikush duhet të na bëjë lëshime territoriale. Jo. Malit të Zi nuk i nevojitet as edhe një metër i tokës së Kosovës”, deklaroi ai.

Ai ka kërkuar që të debatet politike duhet të jenë të kujdesshme që të mos prishin raportet e mira fqinjësore.

“Ne dëshirojmë të kemi raporte më të mira me të gjithë fqinjët. Ne vetëm duam të bëjmë me dije që, kur zhvillohen debate të caktuara politike në ndonjë komunitet të caktuar, në këtë rast në komunitetin e Kosovës, ne kuptojmë nevojën që të zhvillohet një debat i zjarrtë politik, gjithmonë duhet të tregohet kujdes që ky dialog të mos i prishë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët”, tha Gjukanoviq.

Megjithatë sipas Kryeministrit , Mali i Zi nuk ka kufizime kohore sa i përket përmbylljes së çështjes së Demarkacionit të kufirit.

“Ne do të presim me durim, sepse kemi qëllimin më të mirë që me Kosovën t’i ndërtojmë marrëdhëniet më të mira. Mendojmë që këso marrëdhëniesh t’i ndërtojmë edhe me fqinjët tjerë dhe mendojmë se kjo është një qëndrim i përgjegjshëm ndaj të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviq.

Ai gjithashtu theksoi se Mali i Zi dëshiron që demarkacioni të mbyllet duke parë ndërmarrje të një veprimit që do të hapte “ura të bashkëpunimit”.

Intervistën e plotë me kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq për emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje