Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, drejtuesve të Bibliotekës Kombëtare u ka premtuar përkrahje në digjitalizimin e kësaj biblioteke.
“Në Ditën ndërkombëtare të shkrim-leximit, vizitova Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, një institucion shumë i rëndësishëm i dijes, shkencës, kulturës dhe kujtesës tonë historike. Gjatë qëndrimit në sallat e leximit, takova studentë me të cilët bisedova për idetë dhe brengat e tyre. Drejtuesve të Bibliotekës u premtova përkrahje në projektet zhvillimore, me fokus të veçantë në digjitalizimin e Bibliotekës sonë kombëtare. Investimi në dije është faktori më i rëndësishëm që nxitë zhvillimin ekonomik të shtetit tonë”, ka njoftuar vet Veseli në facebook.