Komuna e Pejës shpenzoi për çdo veturë 15 euro për çdo 100 km

E publikuar: 08/09/2016 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veturat e komunës së Pejës, e cila drejtohet nga Gazmend Muhaxheri mbajnë rekord të shpenzimeve për derivate, në raport me veturat e komunave tjera të Kosovës.

Në një raport të auditorit për vitin 2015, thuhet se komuna e Pejës mban rekord të shpenzimeve ku veturat për 100 kilometra të kaluara kanë shpenzuar 15 euro, deri sa shpenzimet më të ulëta janë shënuar në komunën e Ferizajt, ku për 100 kilometra qarkullim janë shpenzuar 6,6 euro, raporton zeri.info

“Diferencat e larta në mesataren e shpenzimeve të naftës mund të jetë ndikuar nga faktorë të shumtë përfshirë vjetërsinë e veturave, mirëmbajtjen jo adekuate të fletudhëtimeve të veturave zyrtare apo dhe mundësinë e keqpërdorimit”, thuhet në raport të auditorit, raporton zeri.info