Nuk hahet më shumë nga ç’mund të tresësh (Video)

E publikuar: 08/09/2016 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Në përgjithësi gjarpërinjtë ushqehen rrallë, por kur e bëjnë atë sigurohen që të kenë rezerva për javë, e ndoshta edhe muaj.

I tillë është rasti i kësaj kobre të filmuar në Indi. Zvarraniku kishtë gëlltitur shtatë vezë të mëdha në momentin që u pa nga disa banorë të zonës që nisën të filmojnë.

Praninë e tyre gjarpri e pa si kërcënim dhe nisi menjëherë që të nxjerrë vezët jashtë në mënyrë që të jetë më i lehtë në rast rreziku për t’u arratisur ose luftuar.

Videoja ka marrë me mijëra klikime në internet dhe sipas specialistëve, nëse nuk do të kishte prani njerëzore aty pranë, kobra nuk do t’i nxirrte vezët, por do të qëndronte pak në vend deri në momentin që stomaku do të niste tretjen e tyre.

/ Top Channel