Lajmet

Matoshi i përgjigjet Bushatit: Na lini rehat në lirinë tonë!

07.09.2016 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Matoshi i përgjigjet Bushatit: Na lini rehat në lirinë tonë!

Një deklarim i Visar Ymerit në Facebook, ku ai uroi  vetëm ekipin kombëtar shqiptar të futbollit  për ndeshjen me Maqedoninë, ka marrë sharje e fyerje të rënda nga komentuesit. Kjo për faktin se të njëjtën  ditë kur luajti edhe Kosova për herë të parë për kualfikimet e botërorit me Finlandën, Ymeri nuk e shkroi asnjë fjalë.

Komentuesit e shanë në mënyra të ndryshme,e ndër të tjera, i rikujtuan se është  deputet i një partie me bazë në Kosovë, paguhet nga kosovarët dhe duhet të merret me punët e Kosovës.

Shumë komentues ia rikujtuan edhe vuajtjet e kosovarëve gjatë viteve të 90-ta e viteve të 2000-ta, kur shumë gjenerata sportistësh u shuan sepse nuk patën ku ta tregojnë talentin, raporton lajmi.net.

Por ndryshe nga Kosova, në Shqipëri nuk flasin shumë e s’lodhën tepër për këtë cështje. Zëra të vetëm që merren me këtë punë nëse kosovarët e mbështesin kmbëtaren ose jo janë disa gazetarë e intelektualë.

Një prej tyre është edhe Andi Bushati.

Në thelb, Bushati nuk është që Kosova të ketë vendine  saj ën sport e gjithkund tjetër, por ai deklaron se kjo nuk e arsyeton askënd që të bëhet agresivë, të fyejnë e të shantazhojnë ata që mendojnë ndryshe.

Tek e fundit, Bushati deklaron se Vetëvendosje, e ka në filozofinë e saj bashkimin kombëtar dhe nuk duhet gjykuar përse lideri i saj deklarohet në këtë mënyrë.

“Ndoshta edhe në Prishtinë, po formohet ai arketipi “izolatrikut” që përshkruan aq bukur Blushi në librin e tij “Hëna e Shqipërisë”. Ai personazhi që e sheh atdheun jo më larg se dera e presidencës, ministrisë, medias apo biznesit të vet”, shkruan Bushati, raporton lajmi.net.

“Janë pikërisht këta lloje “izolatrikësh” kosovarë që po përpiqen të luajnë me simbolet e mëdha për qëllimet e tyre meskine”, thotë ai.

“Vetëm një mendje e ngushte dhe një interesi i vogël si i tyri, mund të arrijë deri në absurd: të nisë kryqëzatë ndaj Visar Ymerit dhe mbështetësve të tij, për faktin e thjeshtë se duan të vazhdojnë të përkrahin kombëtaren dhe të valvisin në stadium vetëm flamurin e saj”.

Por ndaj këtij opinioni ka reaguar publicisti nga Prishtina,  Halil Matoshi, i njohur për qëndrimin e tij për krijimin e kombit kosovar.

Matoshi  në llogarinë e tij në Facebook, i ka kërkuar kolegut nga Tirana që: “Na lini rehat në lirinë tonë!”.

“Bushati dhe ‘bllokmena’ e bij bllokmenash në Tiranë, kur ishte Kosova nën pushtimin serb s’kanë guxu me çel gojën për Kosovën dardane, se i kishin hanger n”Burrel 15 -20 n’kajmak”, shkruan Matoshi.

“E tash, kur Kosova u çliru në aleancen e kosoavreve me NATO-n, e kanë ba gojën qorape leshi!”.

Matoshi deklaron se këtyre ‘bllokmenave’, duke aluduar në disa persona të elitës në Shqipëri, që jeën e bëjnë rreth Bllokut në Tiranë, “po i pengon që Kosova doli nga fyti i “ujkut të stepave” dhe u ba e barabartë si tana kombet e lira të botës…”.

Madje Matoshi ngre një paralele. “Serbet thonë ende: “Kosova – krahina jugore e Serbisë”.
“Ndersa disa shqiptarë, si neoenveristat e VV-së (e ndër ta edhe nji Bushatli) po thonë: “Kosova krahinë e Shqipnisë”:, deklaron publicisti Matoshi, sipas të cilit, ata vazhdojnë të fyejnë atdheun e vetëm të kosovarëve, sepse po e ndjejnë tek frynë uragani i quajtur Republika e Kosovës!
“A ban gra e burra me na lanë rahat në lirinë dhe hallet tona?”, pyet dhe kërkon publicisti Halil Matoshi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje