Lajmet

Kryeministri, i gatshëm të bisedojë me opozitën për demarkacionin

07.09.2016 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryeministri, i gatshëm të bisedojë me opozitën për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur gatishmërinë e tij për të biseduar me të gjitha partitë (opozitare), rreth çështjes së demarkacionit.

Më poshtë e gjeni të plotë kumtesën e qeverisë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut.

Gjatë takimit të përbashkët, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe kryetarët Gazmend Muhaxheri, Rasim Selmanaj, Haki Rugova dhe Agron Kuçi, u bisedua për procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Në një atmosferë shumë konstruktive, u diskutua gjerësisht për qëndrimet, ankesat, vërejtje, sugjerimet dhe mundësitë që ekzistojnë për trajtimin dhe adresimin e kësaj çështje shtetërore dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetarët e komunave biseduan edhe për mundësitë e koordinimit lidhur me çështjen e shfrytëzimit të plotë dhe pa asnjë pengesë të hapësirave në brezin kufitar nga banorët e atjeshëm, si dhe mundësitë e ofrimit të të gjitha garancive dhe përkrahjes për realizimin e kësaj të drejte.

Gjatë takimit, u theksua gatishmëria e përbashkët për vazhdimin e bashkëbisedimit dhe konsultave të gjithanshme edhe me të gjitha subjektet tjera të interesuara lidhur me këtë çështje të rëndësishme për vendin dhe për qytetarët e Kosovës.

Qeveria e Kosovës do të punojë në argumentimin e fakteve për të gjitha çështjet që adresohen nga kryetarët e komunave dhe qytetarët.

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Kuçi, kanë pritur sot në takim edhe drejtorin e Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe drejtorin menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, me të cilët u bisedua për të gjitha çështjet që lidhen me hapësirat pyjore të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi, si dhe për infrastrukturën e KEK-ut në atë zonë, në funksion të sqarimit të plotë të çështjeve që lidhen me shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje