Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 45 kilogram substancë të dyshuar narkotike dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për vepër penale “Blerja, posedimi , shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve.
Indeksonline mëson se këto substanca janë konfiskuar afër qytetit të Mitrovicës, me ç’rast edhe është bërë identifikimi i personave të involvuar në këtë rast.
“Janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar”, thotë ky burim. /Indeksonline/