Ymeri përkujton ditën e Kushtetutës së Kaçanikut, thumbon Arsim Bajramin dhe Hajredin Kuçin

E publikuar: 07/09/2016 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka përkujtuar 26-vjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ose siç njihet ndryshe Kushtetuta e Kaçanikut dhe ka shprehur se kjo kushtetutë është me e drejtë se kushtetuta e Arsim Bajramit dhe Hajredin Kuçit, shkruan Gazeta Express.

“Sot bëhen 26 vjet nga miratimi Kushtetutës së Republikës së Kosovës, apo siç njihet Kushtetuta e Kaçanikut. Kjo Kushtetutë e shkruar nga Akademiku Gazmend Zajmi, në Nenin e parë të saj përcakton që “Republika e Kosovës është shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të kombeve të tjera dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vetë; serbëve, muslimanëve, malazezëve, kroatëve, turqëve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë.”(Neni 1).

Kjo Kushtetutë e Gazmend Zajmit ishte shumë më e mirë dhe më e drejtë sesa kjo e Arsim Bajramit e Hajredin Kuçit. Ajo nuk e kishte nenin absurd e antidemokratik 1.3 që i bën shqiptarët fajtorë.” ka shtuar Ymeri.

Vlen të theksojmë se para disa ditësh Visar Ymeri pavarësisht edhe kritikave të shumta nuk e uroi përfaqësuesen e Kosovës në futboll e cila luajti ndeshjen e parë në historinë e saj në grupet eliminatore për botërorin 2018.