Kryesore

Haradinaj, i kërkon Policisë së Kosovës, ta mposht korrupsionin dhe krimin e organizuar

06.09.2016 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haradinaj, i kërkon Policisë së Kosovës, ta mposht korrupsionin dhe krimin e organizuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Policinë e Kosovës, në 17 vjetorin e saj të themelimit. Ai përmes një letre, iu ka drejtuar policisë, duke thënë se duke thënë se e kanë mbështetjen e tij dhe partisë që ai drejton, në zhvillimin dhe profesionalizmin e Policisë, por edhe ka kërkuar më shumë prej tyre.

Letra e plotë e Ramush Haradinajt, drejtuar Policisë së Kosovës.

“Unë ndihem mirë me ju. E njoh dëshirën tuaj për t’i shërbyer atdheut. Për t’i ofruar siguri dhe rend shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

I njoh sfidat dhe vështirësitë tuaja, po ashtu. Rrugën kah keni kaluar deri më sot. Problemet që nuk janë të pakta. Edhe mungesat dhe dëshpërimet që mund t’i keni gjatë punës suaj.

Po ju drejtohem për të dhënë mbështetjen time dhe të Partisë që e drejtoj, në zhvillimin dhe profesionalizimin e Policisë, por edhe për të kërkuar më shumë prej jush.

Janë bërë 17 vjet nga themelimi i Policisë. Me suksese dhe me të meta. Me ngritje e rënie, por me mbështetje të vazhdueshme publike. Në këtë ditë tuajën, të kujtojmë me respekt policet dhe policët e rënë në detyrë, të invaliduar apo të lënduar gjatë detyrës, për familjet e të cilëve do të ndërtojmë program institucional mbështetës.

Sot, në Ditën e Policisë, e kemi të qartë se Policia e Kosovës duhet të zhvillohet më shumë, të jetë më efikase, në përputhje me standardet themelore demokratike.

Vizioni im është zhvillimi dhe bërja e Policisë së Kosovës, institucionin lider në rajon, sidomos në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative. Për të arritur këtë, duhet të ndërmarrim, së bashku, veprime të guximshme reformuese.

Kosova ka një Polici të mirë, por asnjëherë nuk duhet të kënaqemi me kaq. Zhvillimi i mëtejshëm kërkon ndryshime përmbajtësore, strukturore, profesionalizim, edukim, aftësim dhe konkurrencë rajonale. Jo bazuar në ndryshime emrash, por në zhvillim të koncepteve, filozofisë dhe efikasitetit.

Policimi në Bashkësi dhe Policimi i Udhëhequr nga Inteligjenca, duhet të zhvillohen e zbatohen plotësisht në të gjitha nivelet. Aftësimi i Policisë për hetimet komplekse, sidomos në korrupsionin e niveleve të larta është domosdoshmëri.

Kjo është detyra kryesore: Të mposhtet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Duhet një qasje e posaçme për këtë, që kërkon zbatimin e koncepteve bazike të policimit demokratik. Hetimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç e dini, nuk është një punë e thjeshtë burokratike. Ajo kërkon qasje pro-aktive edhe të punës policore, të bazuar fuqishëm në bashkëpunimin me publikun, qytetarët dhe me institucionet tjera.

Pa Polici efikase, nuk ka shtet të qëndrueshëm. Prandaj, duhet ta rrisim mbështetjen institucionale.

 

 

Nuk duhet të përsëritet më ulja e buxhetit për Policinë, sikurse ka ndodhur në vitin 2016, ku Policisë i është zvogëluar buxheti për më shumë se 1 milion euro.

Në vizionin tim, Policia e Kosovës duhet që brenda dy vjetësh të arrijë në 105 milionë euro buxhet vjetor, që nënkupton rritje mbi 20 për qind të buxhetit aktual. Ndërsa, brenda një mandati qeverisës, Policia duhet të arrijë buxhetin prej 120 milionësh për vit, që nënkupton rritje prej gati 50 për qind nga buxheti aktual policor.

E tërë kjo për të mbështetur fuqishëm Policinë në aspektet profesionale, autonominë operative, strukturën organizative, zbatimin e politikave të sigurisë, aspektin administrativ, të ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe të pajisjeve moderne.

Reformat e nevojshme për të rritur efikasitetin në luftimin e të keqes së sotme do të bëhen në kuadër të planit që kam publikuar edhe më herët për themelimin e Byrosë Nacionale të Hetimeve.

E tërë kjo, të bëhet krahas reformave përmbajtjësore që do të ndërlidhen me domosdoshmërinë e largimit dhe përjashtimit absolut të politikës ditore nga Policia, zhvillimin e aftësive operacionale, kontrollin e brendshëm, matjen strikte të performancës, funksionalizimin e plotë të zinxhirit komandues dhe zhvillimin e domosdoshëm të komunikimit të brendshëm ndërmjet Departamenteve.

Një mekanizëm i tillë do të fokusohej edhe në luftën kundër Terrorizmit, duke njohur, po ashtu, efikasitetin e deritashëm të Anti-Terrorizmit që ka Policia e Kosovës.

Siguria publike, siguria në trafik dhe rritja e performancës së Policisë në përgjithësi paraqesin vizion që kërkon veprime të qarta dhe të vendosura. Për rritjen e efikasitetit, duhet të fillojmë edhe me Policinë Komunale, fillimisht në Prishtinë, që do të lironte në masë të madhe Policinë e Kosovës nga mbingarkesa në çështjet që janë nën juridiksionin e Komunës.

Pako Sociale për zyrtarët policorë, po ashtu, është synim yni i menjëhershëm. Ndërsa, promovimi i zyrtarëve policorë dhe degradimi i tyre do të ketë për bazë performancën në angazhimet e tyre të përditshme, të përcaktuara sipas objektivave të qeverisjes së re dhe demokratike.

Së bashku, në këtë 17 vjetor të Policisë, duhet të angazhohemi për antërësimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të organizatave policore. Për bashkëpunimin më të mirë rajonal dhe me shtetet veç e veç.

Jam i bindur se me vendosmëri të vizionit dhe me efikasitet të detyrës, Policia e Kosovës do të zhvillohet drejt nivelit prijës në rajon.

Urime 6 shtatori, Dita e themelimit të Policisë!”, ka shkruar Haradinaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit