Policia i ‘hakmerret’ Dardan Molliqajt, ia bastisë shtëpinë!

E publikuar: 06/09/2016 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në orët e hershme të mëngjesit, forca të Policisë së Kosovës kanë bastisur shtëpinë e Dardan Molliqajt, sektarit të përgjithshëm të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Bëhet fjalë për shtëpinë e tij në Deçan, e cila është në emër të prindit të tij. Siç mëson Indeksonline, në vendin ku banon zyrtari i LVV-së nuk është gjetur asnjë armë.

Kjo bastisje vije pas deklaratave që Molliqaj i bëri në një konferencë për media. Ai duke folur për gjetjen e armëve në shtëpitë e disa aktivistëve, u shpreh se edhe në shtëpinë e tij në Deçan mund të ketë armë të babit apo axhës së tij, dy këta ish-veteran të UÇK-së.

 

“Edhe në shtëpinë time në Beleg mund të ketë armë, pasi që familjarë të mi kanë qenë në luftë, pra janë armë të cilat nuk i kanë dorëzuar asnjëherë. Janë mbi 300 mijë armë ilegale nëpër duar të qytetarëve”, ka thënë Molliqaj.