Maliqi: Politikanëve po i mungon arsyeja për çështje madhore

E publikuar: 06/09/2016 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se tërheqja e marrëveshjes së demarkacionit nga votimi në Kuvend është bërë në mungesë të votave të Listës Serbe e jo për shkak të arritjes së një konsensusi të gjerë.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se një konsensus i tillë do të ishte i mirëseardhur, por, sipas Maliqit, elitës aktuale politike i mungon arsyeja dhe qasja konstruktive për çështje madhore.

Ai ka deklaruar se politikanët e Kosovës ende nuk e kanë mësuar leksionin e demokracisë për t’i marrë vendimet vetë, e jo me presione të diplomacisë perëndimore.