Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Itali ditën e djeshme në Porto Reçenati. Një foshnje shqiptare 15 muajshe është mbytur në një kovë me ujë.
Foshnja ishte me prindërit të saj, Fazli dhe Vlora Lama nga Kosova me pushime në Itali.
Prindërit i kishin sajuar një kovë me ujë në një karrocë që të luante, por gjithçka është kthyer në tragjedi, përcjell Panorama nga mediat italiane.