Lajmet

Molliqaj: Pushteti kriminal po synon ta shuaj Vetëvendosjen

05.09.2016 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Molliqaj: Pushteti kriminal po synon ta shuaj Vetëvendosjen
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se klani ‘Pronto’ po synon të shkatërrojë opozitën.
Në një konferencë për media, Molliqaj ka thënë se aksioni i Policisë për arrestimin e gjashtë aktivistëve të tyre, është operacion i montuar kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se në këtë rast kanë të bëjnë me krim të organizuar nga gjyqësia, prokuroria, klani ‘Pronto’ dhe media.

Gjatë konferencës, ai paraqiti me sllajd lidhjet mes drejtorit për antiterrorizëm në Polici me PDK-në dhe RTK-në, të cilët sipas tij po e sulmojnë VV-në.

“Ne besojmë fuqishëm se ne jemi akuzuar për akte terroriste duke mos pasur fare dëshmi, me qëllim që agjensionet ndërkombëtare me pas qasje ne komunikimet e Vetëvendosjes. Kjo është e vetmja arsye që u është dashur kjo akuzë. Kjo është përpjekje e pushtetit për ta kontrolluar dhe luftuar në mënyrë të organizuar VV-në.  Këtu kemi një pushtet kriminal autoritar që donë ta shuaj Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Molliqaj.

Lidhur me riprocedimin e Demarkacionit në Kuvend, Molliqaj ka pohuar se për ata si Vetëvendosje, Demarkacioni ka vdekur si projekt me këtë formë dhe përmbajtje.

“Nuk ka forcë as pushtet që mund ta imponoj faljen e tokës. Ky demarkacion asnjëherë nuk do të kalojë në kuvend. Kjo qeveri do te obligohet te jap dorëheqje sepse në Kosovë nuk do te këtë qetësi publike”, deklaroi Molliqaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje