Telegrami sekret i Ministrit Reis Malile për vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri (Dokument)

E publikuar: 04/09/2016 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fred Abrahams, drejtor në “Human Rights Watch” dhe autor i librit “Shqipëria e re”, ka publikuar telegramin sekret të dërguar nga ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Reis Malile i cili ishte në detyrë gjatë periudhës 1982-1991. Telegrami i është dërguar ambasadorit shqiptar në Romë, Dashnor Dervishi më 23 nëntor 1990

Gazeta Express e sjell të përkthyer në gjuhën shqipe. Në telegramin e ish-ministrit të jashtëm, Malile të dërguar ambasadorit shqiptar në Romë, shkruan:

Nëse Nëna Terezë vjen atje dhe shpreh dëshirën e saj të vizitojë Shqipërinë, ju duhet të përgjigjeni se ajo, bashkë me personin që e shoqëron, janë të mirëseardhur kurdo që ajo sugjeron të vijë. Asaj duhet t’i thoni se do të bëhen përpjekje në mënyrë që ajo të takohet me presidentin Ramiz Alia, por përveç takimit, nuk duhet të bëhen premtime. Diskutoni dëshirat e saj dhe programin e saj kur të qëndrojë këtu. Ju mund ta sugjeroni nga ana e juaj se, përveç Tiranës, ajo mund të vizitojë një ose dy vende të tjera, si Vlorën, Beratin, Elbasanin ose Korçën. Shmangeni Shkodrën. Nëse ajo insiston që ta mbajë ceremoninë religjioze në Shkodër, ju i thoni asaj se kësaj radhe është më mirë të mos shkoni në Shkodër pasi atje ka shumë myslimanë dhe tani atje po ndodhin gjëra jo të mira mes myslimanëve dhe katolikëve, kështu që atmosfera mund të prishet. Bëje me dije se ne jemi të interesuar që ajo të qëndrojë këtu jo më shumë se dy ose tri ditë. Nëse ajo kërkon që t’i marrë edhe katër motra të tjera me të, ju mund t’i thoni se kjo është e mundshme vetëm kur të hartohet legjislacioni i ri. Priteni ngrohtë. Na informoni, Reis. /GazetaExpress/