Lajmet

Shqiptarët i dhanë botës Nënën e Paqes (Foto)

04.09.2016 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqiptarët i dhanë botës Nënën e Paqes (Foto)

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë në postimet e tyre në rrjetet sociale e konsiderojnë shenjtërimin e Nënës Terezë si njërën nga ditët më të rëndësishme për shqiptarët.

Ata kanë theksuar se shqiptarët janë popull me fat që botës i kanë dhënë Nënën e Paqes.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thekson se bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare.

“Populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt. I dha një mrekulli, që me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Dacebook.

Papa Françesku në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan të dielën ka shenjtëruar Nënë Terezë.

Qindra mijëra pelegrinë u mblodhën në Romë për të parë kanonizimin e Nënës Terezë, murgeshës që tërë jetën e saj ia përkushtoi ndihmës për të varfërit në Indi.

Në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Kosova dhe Ipeshkvia e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pas shenjtërimit të Nënës Terezë, në profilin e tij në Facebok ka shkruar se që nga tani bota mbarë ka simbolin e shenjtë të dashurisë, besimit, humanizmit, vetëmohimit.

“Jeta dhe vepra e jashtëzakonshme e Shën Terezës në shërbim të njerëzimit, u nderua nga qindra mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre e cila do të vazhdojë të na prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, morale e humane”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

I pranishëm në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë ka qenë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “pas kësaj ceremonie, Tereza na bën krenarë, por edhe na detyron të shikojmë si ajo”.

“Nënë Tereza u shenjtërua sot. Ajo personifikon dashurinë, përkushtimin, vetëmohimin e sakrificën; të gjitha këto në funksion të ndihmës ndaj të varfërve, të nëpërkëmburve, atyre që bota i harron, që nuk i sheh. Nëna jonë jo që nuk i harroi, por jetoi me ta. Dhe kështu i bëri te dukshëm, i ktheu në botë”, ka theksuar ai.

Një postim në rrjetin social Facebook e ka bërë edhe profesori në Fakultetin e Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës, Xhabir Hamiti.

Ai ka shkruar se ndihet i nderuar me respektin dhe konsideratën më të lartë që po i bën Selia botërore katolike në Vatikan misionares dhe humanistes së shquar shqiptare.

“Kanonizimi i Gonxhe Bojaxhiut, e njohur tanimë në Botë me emrin Mother Theresa. Si qytetar shqiptar, ndihem i nderuar me respektin dhe konsideratën më të lartë që po i bënë selia botërore katolike në Vatikan, misionares dhe humanistes së shquar të shekullit të kaluar, me gjenezë shqiptare”.

“Suksesi ynë individual shqiptar në botë, historikisht është shumë më i shquar sesa ai kolektiv. Uroj që në të ardhmen të jemi më të bashkuar për të mirën tonë të përbashkët”, ka shkruar Hamiti.

Edhe, ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka quajtur këtë ditë si një ditë të rëndësishme për shqiptarët dhe gjithë njerëzimin.

Ajo ka thënë se shenjtërimi i Nënë terezës nga Papa Fraçesku “vulos atë që e kemi ndjerë gjithmonë: Nënë Tereza është e shenjtë për të gjithë njerëzimin”.

“Sot u bëmë dëshmitarë të shenjtërimit të Nënë Terezës- humanistës dhe misionares shqiptare, e cila hyri në zemrat tona me dashurinë e pakusht dhe kontributin e parreshtur të saj për njerëzit në nevojë”, ka shkruar Jahjaga

Nënë Tereza ishte dekoruar me çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, ndërsa ishte lumturuar nga Papa Gjon Pali në vitin 2003, pasi që Selia e Shenjtë kishte pranuar se falë ndërhyrjes së mbinatyrshme të saj, ajo kishte shëruar një grua indiane.

Në vitin e kaluar, më 17 dhjetor 2015, Papa Françesku ia njohu Nënës Terezë edhe mrekullinë e dytë, përkatësisht shërimin e jashtëzakonshëm të një të riu brazilian, më 9 dhjetor 2008.

Njohja e mrekullisë së dytë nga Selia e Shenjtë i hapi rrugë shenjtërimit të Nënës Terezë. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit