Flet vajza e “17 herë seks me Noizy-n”: Kjo është e vërteta e arrestimit tim (Foto +16)

E publikuar: 01/09/2016 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kristjana Ibro, e njohur gjerësisht si Kristjana Saxobeat, e cila u arrestua ditën e djeshme pasi akuzohet se ka vjedhur një iPhone 6S, ka dhënë deklaratën e saj në polici, duke sqaruar nga ana e saj se si qëndron e vërteta në lidhje me këtë çështje.

Ajo ka mohuar se ka vjedhur celularin në banesën e 46-vjeçarit, i cili ka bërë kallëzimin në polici. Gazeta Shqiptare mëson se Kristjana ka thënë që Lendi Stefani, burri 28 vite më i madh se ajo me të cilin vajza kishte lidhje intime, ia kishte falur celularin.

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se vajza, me origjinë nga Korça dhe banuese në Tiranë, akuzohet se i ka vjedhur celularin e markës “iPhone 6S” një 46-vjeçari. Ngjarja është shënuar në banesën e shtetasit Lendi Stefani. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili ka denoncuar rastin e vjedhjes në polici.

18-vjeçarja, e cila punon si balerinë në një lokal nate, rezulton të ketë qenë e dënuar për veprën penale “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”. Po ashtu, më 29 gusht të 2014-ës, ajo u arrestua sërish nga policia, pas një sherri banal që kishte me shoqen e ngushtë Xh. Çela. Kjo e fundit, pas sherrit humbi edhe fëmijën e saj, ndërsa Ibro, në atë kohë vetëm 16 vjeçe, qëndroi në burgun 313 në Tiranë për disa muaj. Pikërisht për këtë ngjarje, e ëma e vajzës apeloi në “News24” për lirimin e së bijës, në emisionin “Me zemër të hapur”.

Kristjana Ibro është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj, ndërsa ka qenë e dashura e Kevin Rugovës, i cili u vra me armë zjarri rreth një vit më parë në zonën pranë ish-Ekspozitës në Tiranë.

Image result for Kristjana Saxobeat