Bota & Rajoni

Zaev beson se zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen më 11 dhjetor

28.08.2016 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zaev beson se zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen më 11 dhjetor

Lideri i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev, pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktohen për 11 dhjetor.

Ai tha se nuk beson që moszgjedhja e anëtarit të pestë të Komisionit ad-hoc për mediet, do të çojë në shtyrjen e sërishme të datës për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Mendoj se nuk është fundi i botës. Ne nuk duhet të lejojmë që për një arsye të vogël të shtyhet prezantimi i qëndrimeve për plotësimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve, në bazë të së cilave do të caktohet data e zgjedhjeve. Unë besoj se më 31 gusht liderët e katër partiake do të shpallin 11 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve”, deklaroi të dielën, Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate.

Ai tha se ekzistojnë kritere në bazë, të së cilave katër anëtarët e zgjedhur nga partitë, si ekspertë të sferës mediatike, “duhet të ulen, të shkundin pak kokën dhe ngadalë t’i stabilizojnë mendimet, të orientohen dhe ta zgjedhin anëtarin e pestë”.

Anëtari i pestë duhet të zgjidhet mes komunikologut Sefer Tahiri, i cili ka mbështetjen e dy anëtarëve të propozuar nga opozita dhe ish-anëtarit të Komisionit për Lustrim, Daut Dauti, që ka mbështetjen e partive në pushtet.

Lideri i opozitës, Zoran Zaev, theksoi se zgjedhja e anëtarit të pestë të Komisionit ad-hoc dhe pastrimi i listës zgjedhore, janë minimumi i kritereve për mbajtjen e zgjedhjeve lira dhe demokratike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës