Mediat serbe: Shqiptarët në Mushtisht bënë thirrje për vrasjen e serbëve dhe djegien e kishave (VIDEO)

E publikuar: 28/08/2016 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët në Mushtisht kanë bërë thirrje për vrasjen e serbëve dhe djegien e kishave

Një grup prej 150 serbëve janë nisur në drejtim të Mushtishtit në Kosovë, mirëpo u ndaluan pasi shumë vendas kishin dalë t’i ndalojnë hyrjen në fshatin afër Suharekës.

Një serb nga Graçanica, Filip Stefanović i ka thënë Blic.rs se shqiptarët po vazhdojnë me çmenduritë e tyre që nga viti 99’të.

Shqiptarët janë mbledhur afër fshatit Mushtistë dhe po përleshen me policinë e Kosovës. Ata gjithashtu po bëjnë thirrje për vrasjen e serbëve dhe po na quajnë “Shkije”, shkruan Blic.rs, transmeton Express.

Policia në Kosovë ka arritur t’i arrestojë disa protestues duke përdorur edhe gaz lotsjellës kundër tyre, shkruajnë mediat serbe. /GazetaExpress/