Lajmet

Analistët: Të hetohet piramida në rastin “Pronto II”

27.08.2016 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Analistët: Të hetohet piramida në rastin “Pronto II”

Nisja e hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj deputetit të Kuvendit, Adem Grabovcit, nga analistë për çështje politike dhe udhëheqës të partive politike në opozitë, konsiderohet si vendim i duhur, por dyshojnë se përfundimi epilogut do të ketë rezultate.

Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka nisur hetimet ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, për, siç thuhet“shpërdorim të detyrës dhe ndikim mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike”.

Vendimi pason publikimin në mediat lokale të bisedave të përgjuara telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se Prokuroria nuk do të ketë guxim që të merret me rastin Graboci dhe protagonistët e përfshirë në përgjime.

Ky vendim, thotë ai,është një taktikë e Prokurorisë për të blerë paqe te publiku.

“Bazuar në praktikat e deritashme, imuniteti praktik i krijuar nga këta zyrtarë të lartë, për të bërë çka do, dhe për të qenë mbi ligjin, konsideroj se do të jetë edhe më tutje i tillë. Dhe, nuk besoj shumë që Prokuroria do të ketë guximin që të merret si duhet edhe me zotin Grabovci, por edhe me të gjithë protagonistët që janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme”, shprehet Musliu.

Edhe analisti Driton Selmanaj, nga Demokracia Plus, për Radion Evropa e Lirë, thotë se vendimi për nisjen e hetimeve është idomosdoshëm, edhe pse i vonuar. Selmanaj, ndërkaq, konsideron se hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te Grabovci, por siçshprehet ai, hetimet duhet të shkojnë te krejt piramida organizative e këtij grupi.

Duke u bazuar në publikimin e bisedave të përgjuara, se në çfarë forme është realizuar emërimi i zyrtarëve në pozita të larta, Selmanaj dyshon se edhe me rastin Grabovci do të ketë rezultate.

“Nuk duket se është një person, duket se është një skemë mirë e ndërtuar e disa njerëzve, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte kanë kapur të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës. Duke shfrytëzuar autoritetin e tyre zyrtar, duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke cenuar drejtësinë e njerëzve para ligjit, duke cenuar të drejtën e punësimit mbi bazën e kushteve të barabarta. Unë mendoj se këtu ka disa elemente të veprave të ndryshme penale”, thotë Selmanaj.

Lidhur me vendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabocit, Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën ka mbajtur një konferencë për media dhe e ka cilë​suar vendimin e Prokurorisë si “të​ nxitur nga trysnia e vazhdueshme e opinionit publik”.

Në komunikatën e Prokurorisë Speciale,thuhet se me veprimet e tij “Grabovci, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje