Kryesore

Xhavit Haliti akuza në drejtim të Murat Mehës – s’e di nëse e voton demarkacionin

27.08.2016 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Xhavit Haliti akuza në drejtim të Murat Mehës – s’e di nëse e voton demarkacionin

Disa ditë para së në Kuvendin e Kosovës të shkojë në votim marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, koalicioni qeverisës ende nuk e di nëse i ka votat e mjaftueshme për ratifikim.
Një numër i deputetëve nga radhët e dy partive në pushtet PDK-LDK, janë shprehur kundër votimit të marrëveshjes e disa të tjerë ende kanë dilema. Njëri nga ta që ende nuk ka vendosur se si do të votojë është edhe Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit dhe zyrtar me ndikim të madh në këtë parti.

Haliti i cili kishte kundërshtuar mënyrën se si është bërë marrëveshja me Malin e Zi, ka treguar për lajmi.net se vazhdon të ketë qëndrime të njëjta, dhe se është në dyshime se si do të votojë.

Por, nënkryetari i PDK-së, pavarësisht vërejtjeve që ka, ka thënë se organet drejtuese të partisë kanë marr vendim që kjo marrëveshje të votohet dhe se është obligim nga secili deputet t’i respektojë ato, pavarësisht qëndrimit personal, ndonëse sipas tij, praktikat kanë treguar se jo gjithë herë është respektuar vendimi i partisë nga deputetë, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në këtë rast.

“Vendimet Këshillit Drejtues, Kryesisë dhe grupit parlamentar janë të obligueshme për secilin pa marr parasysh qëndrimin e tij personal, edhe pse shumë herë ne nuk i kemi respektuar vendimet e partisë dhe deputetët kanë votuar kundër qëndrimit të grupit parlamentar”.

“Tani me qenë që kjo është një praktikë tek ne dhe tek gjitha partitë, të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet, nuk mundem me paragjyku për askënd dhe nuk jam i sigurt as për vetën sepse nuk më ka bind asnjëra palë”, ka thënë Haliti për lajmi.net.

Ai po ashtu ka kritikuar edhe deklaratat e disa politikanëve kryesor duke i cilësuar si irrituese për opinion e të paqarta.

Kritika Haliti ka edhe për Komision Shtetëror për të cilin ka vlerësuar se ka qenë i pafuqishëm për të ndryshuar ndonjë gjë. “Ky komision kam përshtypje si ka pa disa harta dhe ka ngrënë dreka e darka, dhe nuk ka pasur fuqi dhe mundësi me ndryshuar as marrëveshjen e Kumanovës, Pakon e Ahtisarit as marrëveshjen e Vjenës që është zhvilluar në kuadër të bisedimeve”, ka thënë Haliti.

Më 1 shtator në Kuvendin Kosovës do të jetë në rend dite miratimi i marrëveshjes për demarkacionin.

Përveç deputetëve të opozitës që janë shprehur kundër kësaj marrëveshje, janë edhe disa deputetë të koalicionit dhe të pavarur që do të votojnë kundër (9 deri më tani janë deklaruar), e disa të tjerë që nuk kanë vendosur, duke bërë që marrëveshja të vihet në dyshim për ratifikim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje