Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Deçan

E publikuar: 26/08/2016 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Polici ka konfirmuar për Express se njëri nga të dyshuarit, Durim Lushaj 25 vjeçar, i cili ishte në arrati është arrestuar pak minuta më parë.

Komandanti i Policisë së Deçanit, ka treguar për Express se mbrëmë është arrestuar edhe babai i Durim Lushaj.

Sejdi Dobraj, komandant i Policisë së Kosovës në Stacionin e Deçanit ka thënë për Gazetën Express se mbrëmë në vendin e krimit është gjetur një armë që dyshohet se me të janë vrarë vëllezërit Burim dhe Rexhep Ramaj.

Policia ka thënë se të dyshuarit për vrasje janë babë e bir, Salih e Durim Lushaj.

Një zënkë e mëhershme për një xham të autobusit dyshohet të ketë qenë shkaku që dy vëllezërit Ramaj nga fshati Shaptej i Komunës së Deçanit kanë mbetur të vdekur mbrëmë.