Lajmet

Thaçi, Haradinaj e Mustafa polemizojnë për Demarkacionin

25.08.2016 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi, Haradinaj e Mustafa polemizojnë për Demarkacionin

Me gjithë mungesën e debatit institucional në lidhje me Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, polemikat dhe debatet për dhe kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje po zhvillohen qoftë përmes prononcimeve për media apo shkrimeve nëpër rrjetet sociale.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi paraqet një obligim shtetëror për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, ratifikimi i kësaj marrëveshje është në interesin e shtetit dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.

Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një vizite në kompleksin e varrezave në fshatin Rrancë të Komunës së Shtimes.

“Nuk ka shpëtim, demarkacioni do të kalojë. Është marrëveshje e saktë, marrëveshje e drejtë dhe në interesin e dy anshëm. Po ashtu është në interesin e konsolidimit të shtetit tonë, është edhe në interes të frymës dhe agjendës euroatlantike për domosdoshmërinë edhe të liberalizimit të vizave edhe të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Tutje, presidenti i Kosovës ka ftuar deputetët që t’i lejnë anash politikat provinciale dhe me votën e tyre të mbështesin marrëveshjen, e cila, sipas tij, është në interesin e Kosovës.

“Tanimë dilema nuk ka… gjithçka është e qartë dhe pritet përgjegjësi e lartë e çdo deputeti që del mbi emocionet e politikës së çastit apo mentalitetit provincial dhe të votojë në interes të shtetit”, ka deklaruar Thaçi.

Thirrjeve të presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, u është kundërpërgjigjur me një deklaratë me shkrim lideri i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Si një nga kundërshtarët e parë të marrëveshjes aktuale të Demarkacionit, Haradinaj i ka cilësuar si antikushtetuese, siç ka thënë ai, trysnitë që po bëhen mbi deputetët për të votuar marrëveshjen.

“Fushata që po bëjnë Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, për të imponuar votimin e demarkacionit me Malin e zi, është shkelje flagrante e Kushtetutës”, ka deklaruar Haradinaj.

Neni 70, paragrafi i parë, në lidhje me nenin 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sipas tij, siguron se ndaj deputetëve nuk mund të ushtrohet presion; nuk ka mandat të detyrueshëm dhe se deputetët përfaqësojnë sovranin e votojnë, duke u bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe në Rregullore të Kuvendit.

“Pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe Kosova nuk është Monarki, prandaj kthejuni punëve tuaja dhe mos u bëni presion deputetëve”, është shprehur Haradinaj.

Ndërkohë, kryeministri Isa Mustafa, po përmes një shkrimi, por në rrjetin social Facebook, ka thënë se kërcënimet nga opozita se do të veprojnë dhunshëm nëse vazhdohet me procese demokratike të shtet-ndërtimit të vendit, janë tashmë të përditshme.

“Në krejt këtë situatë po e shohim se edhe njerëzit tanë po e sulmojnë shtetin e tyre, por nuk duhet të kemi iluzione se edhe dikush tjetër s’mund të shfrytëzojë këto kërcënime”, ka shkruar Mustafa. Duke iu drejtuar opozitës, kryeministri i Kosovës ka shkruar po ashtu se “trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për t’i dalë në krah këtij vendi”.

Me gjithë tensionet politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës, Kuvendi i Kosovës pritet që më 1 shtator të diskutojë dhe më pas edhe votojë për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje do të nevojiten dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.

Nën kauzën se kjo marrëveshje i humb mbi 8 mijë hektarë tokë Kosovës, opozita është kërcënuar se do të protestojë brenda dhe jashtë kuvendit, në përpjekje që të pengojë ratifikimin e saj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

TË FUNDIT