Kryesore

Oda Ekonomike e Kosovës Ramës dhe Vucic: Nuk mund të vendosni për fatin tonë

25.08.2016 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Oda Ekonomike e Kosovës Ramës dhe Vucic: Nuk mund të vendosni për fatin tonë

Oda Ekonomike e Kosovës ka refuzuar të jetë pjesë e takimeve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë që planifikohet të mbahet gjatë muajit tetor në Nish, ku pala kosovare do të përfaqësohej vetëm me biznese, ndërkohë që Tirana dhe Beogradi në nivel shtetëror. Në reagimin e Odës Ekonomike goditen edhe “tendencat që autostrada që lidhë Kosovën me Serbinë të riemërohet në autostradë Nish – Durrës është politike dhe ka për qëllim që të konfirmon qëndrimin e Serbisë se Kosova është pjesë e saj”.

Ftesën për “disa përfaqësues të Prishtinës” në Nish ku pritet edhe përurimi i punëve për autostradën e kishte paralajmëruar edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, gjatë vizitës së Biden. Analistët në Serbi kishin thënë se atje mund të shkonte Thaçi ose Mustafa, por në raportimet ndryshme ishte përmenduar edhe Zëvendësministri Gecaj. Si duket mungesa e një ftese për nivelit e lartë dhe tendenca që atje të përfaqësohet vetëm Oda Ekonomike ka bërë që pala kosovare të refuzojë pjesëmarrjen.

Në reagimin e Odës Ekonomike, e cila reflekton edhe qëndrimin e Kosovës, karshi këtij zhvillimi, thuhet se është e papranueshme që autostrada që pritet të lidh Serbinë me Shqipërinë të emërtohet Nish-Durrës, duke injoruar autostradën Ibrahim Rugova dhe duke anashkaluar palën kosovare. Për këtë autostradë e cila do të kushtojë 1 miliardë euro, Tirana dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje, pa përfaqësuesit e Kosovës.

Ja çfarë thuhet në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës.

Pa pjesëmarrjen e barabartë të institucioneve të Kosovës, OEK nuk do të jetë pjesë e takimeve Kosovë Serbi

Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet për bashkëpunim rajonal ekonomik dhe ndërinstitucional në baza të barabarta dhe pa politizim.

Kosova ka institucionet e veta, Presidenti, Kuvendin dhe Qeverinë dhe Oda Ekonomike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e asnjë aktiviteti në të cilën vendi i ynë nuk do të jetë i përfaqësuar si subjekt i barabartë me të tjerët.

Ky parim vlen edhe për takimin e paralajmëruar në Nish në mes të përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Serbisë.

OEK nuk do të jetë pjesë e këtij takimi pa pjesëmarrjen barabartë të institucioneve relevante te Republikës së Kosovës.

“Oda Ekonomike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e proceseve të cilat janë politizuar në masë të madhe dhe ju shërbejnë për nevojat e brendshme apo ndërkombëtare të cilit do ”, tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Asnjë vend fqinjë i Kosovës nuk ka të drejtë që të fletë dhe vendos në emër të vendit tonë. Për atë mund të vendosin vetëm institucionet legjitime të Kosovës.

Tendencat që autostrada që lidhë Kosovën me Serbinë të riemërohet në autostradë Nish Durrës është politike dhe ka për qëllim që të konfirmon qëndrimin e Serbisë se Kosova është pjesë e saj.

Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton fuqishëm tendencat e tilla.

Ne angazhohemi që ndërtimi i autostradës si kontribut në zgjidhjen e çështjeve infrastrukturore të mos politizohet dhe të shfrytëzohet si mundësi e mirë për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe marrëdhënieve ekonomike.

“Si Odë Ekonomike e Kosovës jemi të angazhuar në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mendojmë që bashkëpunimi ndërkufitar nuk ka alternativë. Në këtë drejtim konsiderojmë se infrastruktura ka rëndësi strategjike për bashkëpunim ekonomik”, thotë kreu i Odës.

Kryetari Gërxhaliu tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë më shumë në eliminimin e barrierave tregtare, në avancimin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur