Kryesore

Dosja e Shefave XIX: Grabovci e Beqa vazhdojnë të punësojnë persona në institucione publike

25.08.2016 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dosja e Shefave XIX: Grabovci e Beqa vazhdojnë të punësojnë persona në institucione publike

Katër biseda të reja telefonike që sjell Insajderi, dëshmojnë edhe më tej fuqinë e Adem Grabovcit për të sistemuar dhe kontrolluar institucione të ndryshme të Kosovës. Në një rast, Hajdar Beqa, donte që sekretarin e Ibër Lepencit, të avancohej, në pozitën e anëtares së Borit të ndërmarrjes. Në një rast tjetër, Grabovci kishte ndikuar që një kushëri i deputetit të PDK-së, Naim Fetahu të punësohej në Aeroport.
Hajdar Beqa, ishte i interesuar që sekretarin e Ibrër Lepencit ta avancojë në pozitën e anëtarit të Bordit të ndërmarrjes publiket.

Njeriu, që kishte drejtuar një kohë të gjatë këtë ndërmarrje publike donte mendimin e mikut të tij të ngushtë, Adem Grabovcit, nëse Hajzeri mund të konkurronte për Bord të ndërmarrjes.

Beqa, aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Paraprakisht, ai i kishte sistemuar bashkëshorten Grabovcit në ndërmarrjen që kishte drejtuar. Kjo dëshmohet me serinë serinë e VI-të të përgjimeve.

Grabovci, i kishte dhënë leje Hajzerit nëpërmjet Hajdar Beqës, që të konkurrojë, por nuk kishin garantuar se do të zgjidhej në pozitën e anëtares së Bordit.

Në serinë e XIX të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda të përgjuara telefonike. Të gjitha ato, dëshmojnë fuqinë vendimmarrëse të Grabovcit për përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.

Beqa që e quan Grabovcin, “Shef”, nuk i bën presion që më çdo kusht Hajzeri të avancohet nga pozita e sekretares, në anëtare të Bordit të ndërmarrjes.

“Hej…, myti bre ky djali, qe nja ni muj a dy, kom harru krejt, dita e fundit, Hajzeri, m’ka thanë me t’vetë, a me kunkurru, a mos me kunkurru. Ajo u kanë sekretare aty, naj bord”, e pyet Beqa Grabovcin.

Naj bord, lypi a me kunkuru diçka? Paj s’po di qysh e ka ata…, paj p’i thom burrë s’varet prej kti (Grabovcit v.j,.)”, thotë Beqa.

“Po de, normal”, ia kthen Grabovci.

“Qind për qind, s’mun t’garanton. Qishtu, hajde shihum”, përfundon Beqa.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ishte i interesuar për një person të quajtur Shemsi Fetahu. Ai i telefonon një personi të paidentifikuar, por që mbanë pozitë të lartë shtetërore, për ta pyetur se mos ia “kishte harruar Fetahun”.

Shemsi Fetahu është kushëri i Naim Fetahut, një zyrtar i lartë i PDK-së që ka mbajtur një kohë pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore. Aktualisht është deputet i kësaj partie në Kuvend.

Gjatë bisedës, Grabovci i thotë se është i angazhuar shumë për ndërtimin e institucioneve të vendit dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës, për të kaluar direkt tek rasti i Fetahut.

“T’kom thirr edhe niher me ta përsërit ni kërkesë, t’mirëkuptimit, t’shoqërizimit dhe t’zgjidhjes. Shemsi Fetahin… Kem bisedu edhe niher, kqyr mos ma ke harru”, i thotë Grabovci.

“Jo… vallahin s’e kom harru”, e garanton bashkëbiseduesi.

“Ani…, a ma ke zgjedhë hala”, e pyet sërish Grabovci.

“Unë, e kom përcjell…, se tjetër kush i zgjedhin ato, po unë e kom përcjell shumë seriozisht mesazhin, ama se di, kom harru me vetë çka u bo me atë punë”, ia sqaron bashkëbiseduesi.

Grabovci i jep porosi që të interesohet për këtë rast.

“Hajt, kqyr t’lutem! Osht kusherini i Naimit, e ki parasysh… Naim Fetahut”, shton Grabovci.

Nuk dihet se për cilin institucion intervenon Grabovci, por Shemsi Fetahu, aktualisht punon në Aeroport Ndërkombëtar të Prishtinës.

Grabovcin e informonin kandidatët për procedurat që kishin ndjekur dhe deri ku kishte shkuar procesi. Mes tyre, Afrim Dautaj. Ai kërkon takim për këtë çështje. Miro, pasi Grabovci i thotë se është i zënë, Dautaj i tregon se intervistën me shkrim e kishte kryer dhe kishte mbetur edhe intervista me gojë. Grabovci i thotë që të mos shqetësohej se gjithçka në është në rregull.

“… Thash veç, nja pesë minuta, s’po t’marrë kohë ma tepër. E kom kry qit intervistën me shkrim, tash veç me gojë. E me shkrim e kom kry, nesër me siguri kanë me na thirr për me gojë, për masnesri. Qit javë na kanë thanë”, tregon Dautaj.

“Hajt se n’rregull o… Hajt se s’ki nevojë për kurgja, n’rregull o”, e garanton Grabovci.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje