Lajmet

Mustafa: Kundërshtarët e demarkacionit kanë mungesë të njohurive elementare

23.08.2016 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: Kundërshtarët e demarkacionit kanë mungesë të njohurive elementare

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka goditur kundërshtarët e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke thënë se ata kanë “mungesë të njohurive elementare”.
Mustafa ka thënë se shkenca po keqpërdoret për të mbrojtur një kauzë të trilluar politike – dhe, sipas tij, po devalvohet në këtë mënyrë, shkruan Gazeta Express.

“Fjalia më e përfolur e atyre që kundërshtojnë shënjimin e kufirit me Malin e Zi është: “Kosova rrezikon të humbë 8200 hektarë”. Pastaj vazhdohet me konkluzionin se , komunat nuk po humbin, duke iu referuar Pejës, por po humb Kosova. Kjo flet për një mungesë të njohurive elementare nga kjo fushë”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Kosova nuk ka territor që nuk përfshihet në një komunë, nuk ka territor të veçuar të komunave dhe territor të shtetit të Kosovës. Ai është një. Shuma e territoreve të komunave e përbëjnë territorin e Kosovës. Ndryshon vetëm pronësia, e cila mund të jetë private, publike (komunale , e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve qendrore), shoqërore (e firmave që nuk janë privatizuar). Tjetër territor nuk ka”, ka theksuar Mustafa në shkrimin e tij në rrjetin social.

“Gabimi është kur keqpërdoret shkenca për të mbrojtur një kauzë të trilluar politike. Shkenca dhe trillimet politike janë si karriga dhe fizkultura. S’kanë asgjë të përbashkët. Veç se e devalvojmë shkencën”, thuhet më tej në shkrimin e Mustafës.

“Shkenca definohet si veprimtari njohëse dhe përgjithësim teorik i dijeve objektive për natyrën, shoqërinë dhe të menduarit, të cilat paraqiten në trajtën e sistemeve të njohurive në fusha e degë të caktuara. Çfarë deri sot është prezantuar nga ata që thirren se janë shkencëtarë të fushës së shënjimit të kufijve (gjeografë, gjeodetë, juristë) nuk përngjan në shkencë. Është një grumbull hartash, që përdoren pa burime empirike dhe pa një metodologji shkencore që do të mundësonin që të faktet të paraqiten në trajtën e sistemeve dhe të jenë të krahasueshme me rastet e tjera”, përfundon shkrimi i Mustafës në Facebook. /Express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur