Kryesore

Hadarinaj: Demarkacioni është gabim, ua kemi bërë me dije edhe miqve ndërkombëtarë

22.08.2016 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hadarinaj: Demarkacioni është gabim, ua kemi bërë me dije edhe miqve ndërkombëtarë

Shefin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e kanë lëkundur aspak porositë e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, që demarkacioni me Malin e Zi duhet votuar.
Haradinaj ka thënë se vazhdon të mendojë se demarkacioni është gabim.

“Qëndrimi im, i AAK’së dhe i partive opozitare, është se ky demarkacion është gabim, nga dy akset rrugore, nga Plava e në Pejë dhe drejtimi nga Rozhaja në Pejë”, ka deklaruar Haradinaj në Zona B në Klan Kosova.

“Kemi punuar intenzivisht për t’iu shpjeguar të gjithëve se ky version është gabim dhe duhet të korrigjohet. U kemi bërë me dije edhe miqve ndërkombëtarë dhe jo vetëm atyre vendorë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se edhe debati shkencor i mbajtur në fillim të muajit gusht, e ka dëshmuar pasaktësinë e përcaktimit të këtij demarkacioni.

“Edhe tryeza e 3 gushtit e shpjegoi që ky version”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kryeministri dhe presidenti mund ta korrigjojnë, sipas tij, gabimin që është bërë në këtë marrëveshje, njofton klankosova.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës, deputetët me votat e tyre, duhet të mos e ratifikojnë këtë marrëveshje.

“Nëse komisioni ka dhënë një version të caktuar atëherë Thaçi ose Mustafa e kanë mundësinë me e korrigjua këtë gabim. Gabimin e parë e ka bërë ai që e ka servuar këtë version të demarkacionit. Nëse parlamenti e rrëzon këtë gabim atëherë është në rregull”, është shprehur Haradinaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje