Lajmet

Bulliqi: Konsultoni malazezët para se të merrni vendimin përfundimtar për demarkacion

22.08.2016 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bulliqi: Konsultoni malazezët para se të merrni vendimin përfundimtar për demarkacion

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, i cili kryesoi Grupin e Eksperteve të Pavarur rreth debati për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, thotë se debati i 3 gushtit, është mbajtur veç sa për sy e faqe.

Bulliqi, njëherësh gjeografi me profesion, ka thënë se që nga mbajtja e debatit profesional-shkencor për demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka rezultuar me lëvizje pozicionesh dhe sipas tij, në opinion janë duke u proklamuar vetëm faktet që po i sjellë politika.

“Debati shkencor i 3 gushtit filloj me qëllimin e qartë se nuk do të ketë ndërrime mendimesh dhe vendimesh, ndërsa diskutimi do të jetë veç sa për sy e faqe (do të thoshte populli). Kjo dukuri vazhdoj edhe pas këtij debati dhe se nuk ka asnjë lëvizje nga pozicionet, në njërën anë politika (si pozitë ashtu edhe opozitë), ndërsa në anën tjetër profesionistet e shumtë e të pavarur. Ajo çka është interesant e që lenë për tu dëshiruar është se nuk jepet asnjë përgjigje tek opinioni në lidhje me faktet e prezantuar nga grupi i ekspertëve të pavarur, ndërsa proklamohen fakte të reja nga politika që të krijohet bindja se nuk i kanë pasur me kohë dhe se nuk kanë pasur as idenë më të vogël se çka po nënshkruhet”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Bulliqi ka shprehur gatishmërinë që Grupi i Pavarur i Ekspertëve të ri paraqesë faktet e tij të cilat janë të bazuara nga Drejtoria e Gjeodezisë së KSA të Kosovës viti 1974, të ish Jugosllavisë (nga 1945 deri me 31.12.1988), si edhe ato të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë etj.

Bulliqi ndër të tjerash ka thënë se nëse nuk ka ekspertë dhe struktura politike që mund të përgjigjen në pyetjet e vëna nga Grupi i Ekspertëve, para disa ditësh, le të konsultohen edhe me palën malazeze para se të marrin vendimin përfundimtar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje