Lajmet

GZU demanton akuzat për punësimet e paligjshme në Komunën e Prishtinës

22.08.2016 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
GZU demanton akuzat për punësimet e paligjshme në Komunën e Prishtinës

Ndaj akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, se kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka punësuar 267 militantë partiakë në mënyrë të paligjshme në komunën që ai drejton, ka reaguar edhe Grupi i Zgjidhjeve Urbane në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës.

Sipas këtij grupi, në komunën e Prishtinës janë angazhuar shpeshherë vullnetarë apo persona të punësuar me kontratë mbi vepër për të dhënë kontributin e tyre në procesin e urbanizmit.

Duke marrë shembull “Grupin e Zgjidhjeve Urbane”, ata thonë se ky i fundit ka funksionuar në periudha të ndryshme kohore, me qëllim të krijimit të Hartës Zonale, ku një pjesë e të cilëve janë angazhuar fillimisht si praktikantë nëpërmes konkurseve publike, dhe më vonë janë angazhuar si anëtarë të paguar me kontrata mbi vepër,transmeton Lajmi.net.

“Me anë të kësaj deklarate duam të bëjmë demantimin e lajmit të lëshuar nga disa portale informative se gjoja kryetari I Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka punësuar vetëm militant partiakë në këtë komunë.

Një grup arkitektësh të angazhuar shpeshherë vullnetarisht dhe /ose mbi kontratë mbi vepër, i kanë kontribuar Komunës së Prishtinës me profesionalizimin e tyre për t’i ndihmuar procesit të urbanizmit të qytetit.

Një nga këto grupe është edhe Grupi i Zgjidhjeve Urbane, i cili ka ndihmuar në periudha të ndryshme kohore në procesin e analizave dhe studimet mbi zgjidhjet urbane, si dhe në krijimin e një database të dhënash që kanë ndihmuar sektorin e planifikimit për të filluar hartimin e Hartës Zonale. Një pjesë e anëtarëve të grupit janë angazhuar fillimisht si student-praktikantë nga konkurset publike, dhe më vonë kanë vazhduar si pjesë e anëtarëve të paguar me kontrata mbi vepër”,  thuhet në reagimin e këtij grupi.

Sipas tyre,  një pjesë tjetër e ekipit, duke u thirrur në shkollimin dhe përvojat e mëhershme kanë filluar menjëherë me kontratë mbi vepër.

Numri i këtij grupi sipas tyre, varionte 4-8 persona, varësisht nga volumi i punëve dhe interesi i tyre për punë të tilla.

Ky grup ka inkurajuar gazetarët dhe mediat për vizitë të zgjeruar pranë kësaj drejtorie, me qëllim  të informimit të hollësishëm për secilin projekt dhe anëtarët e grupit, emrat e të cilëve siç thonë ata, janë përdorur për ngjyrime të padrejta politike./

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur